Roth: Zgjerimi i BE-së nuk guxon të jetë peng i kërkesave bilaterale

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i cili kryeson me takimin e sotëm të Këshillit për Punë të Përgjithshme, paralajmëroi se edhe përkrah vetos bullgare, do ta vendosë në rend dite pikën për zgjerim.

“Do t’i informojë të gjithë kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Që në fillim të vitit, vendosëm t’i fillojmë negociatat me dy vendet. Interes themelor i BE-së është që në afat sa më të shpejt të mundur t’i fillojnë negociatat me Konferencën Ndërqeveritare”, porosit sot Roth para fillimit të mbledhjes virtuale të ministrave, transmeton Portalb.mk.

“Shpresoj se të gjitha vendet anëtare do të pajtohen me këtë qëllim dhe do të jenë të gatshëm që në mënyrë pragmatike dhe solidare të punojnë për realizimin e tij. Zgjerimi nuk guxon të jetë peng i kërkesave bilaterale të shteteve të caktuara anëtare”, porositi ministri gjerman, duke aluduar në bllokadën bullgare të procesit.

Ministrat për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së sot online do ta mbajnë Këshillin për punë të përgjithshme, në të cilin duhet të miratohet korniza për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është e pritshme që në mbledhjen e sotme Bullgaria do ta bllokojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, për shkak të mospajtimeve dypalëshe, ndërsa nga ana e Gjermanisë akoma bëhen përpjekje për tejkalimin e dallimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button