Profesori Xhevat Loshi dhe akademiku Ali Aliu, fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori”

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore dhe Rregulloren për punë të Këshillit, në seancën e fundit miratoi vendim për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në vitin 2020 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Çmimin u ndahet:

  • Prof. dr. Xhevat Loshi, albanolog
  • Akademik. Ali Aliu, kritik letrar

Çmimi fituesve do t’i dorëzohet më 22 Nëntor viti 2020 (e diel) në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button