Grabitja e koleksionit më të madh të thesareve në Evropë, policia gjermane ka arrestuar 3 persona

Më shumë se 1,600 polic kryen një seri bastisjesh në Berlin dhe arrestuan tre persona në lidhje me grabitjen më të madhe në botë vitin e kaluar në Kasafortën e Gjelbër të Dresdenit, kur u vodhën bizhuteri diamanti të shekullit të 18-të. Policia nuk zbuloi identitetin e të arrestuarve, përveç se tha që ishin shtetas gjermanë, njofton Portalb.mk.

Policia gjermane ka vënë në pranga 3 persona në lidhje me grabitjen më të madhe të diamanteve që ndodhi vitin e kaluar në një prej koleksioneve më të mëdha të Europës.

Të dyshuarit akuzohen për vjedhjen e dhjetëra objekteve me diamante në Kasafortën e Gjelbër të Dresdenit, që ndodhet në lindje të Gjermanisë.

Koleksioni u themelua nga sundimtari i Saksonisë, Augusti, në vitin 1723, dhe konsiderohet si një ndër muzetë më të vjetër në botë.

Për të gjetur më shumë prova rreth grabitjes, policia ka bastisur dhe dhjetëra banesa në Berlin.

1600 efektivë janë angazhuar në një operacion të gjerë për zbardhjen e kësaj vjedhje, ku u arrestuan dhe 3 të dyshuarit, të cilët mendohen të jenë pjesë e një grupi të njohur kriminal, me bazë në Berlin.

12 muaj më parë policia gjermane iu bëri lutja vjedhësve që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë.

Hajdutët arritën të futen në orët e para të mëngjesit të 25 nëntorit të viti 2019, në brendësi të muzeut në Dresden të Gjermanisë, pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike e që në total shkonin në gati 1 miliardë Euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button