Talat Xhaferi propozoi Kuvend onlajn, ndryshimi i rregullores së punës hyri në procedurë parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje paraqiti një propozim për ndryshime të Rregullores së punës së Kuvendit me procedurë të shkurtuar, me të cilin kërkon që, për shkak të pandemisë së koronavirusit, deputetët të votojnë për të punuar onlajn, njofton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh situatën e re të shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19, duke filluar nga funksioni i garantuar me kushtetutë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ përfaqësues i qytetarëve dhe mbajtës i pushtetit legjislativ të Republikës, i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e saj në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës, është e nevojshme që dispozitat e Rregullores së punës së Kuvendit të harmonizohen në përputhje me gjendjen shëndetësore të krijuar nga pandemia. Ndryshimet e propozuara janë pikërisht në drejtim të arritjes së këtij qëllimi, gjegjësisht funksionim pa pengesa të Kuvendit duke mundësuar punë nga distanca ose punë elektronike të deputetëve me prani elektronike në seancat e Kuvendit dhe trupave punuese dhe në të njëjtën kohë duke mundësuar ushtrimin e funksionit përfaqësues”, tha dje kryetari i Parlamentit Xhaferi.

Opozita maqedonase konsideron se qëllimi i partive në pushtet që puna e Kuvendit të zhvillohet online është që të mos e ketë problemin me mungesën e kuorumit. Deri më tani, bindjet që deputetët e pa infektuar, të cilët me ligj duhet të shkojnë në izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar, duan të marrin pjesë në punën e Kuvendit çdo ditë, pa mungesa, nuk kanë ndihmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button