Hulumtim nga IRL: fushata për profite pandemike, shëndet për të pasurit, vdekje dhe trauma për të varfrit

Të dhënat që i përpunoi Rrjeti hulumtues IRL- Maqedoni, tregojnë se numri i pacientëve të sëmurë rishtazi nga Kovid 19 po rritet shumë shpejt, ndërsa numri i pacientëve të rikuperuar nuk po rritet aq shpejt sa të krijojë shtretër të mjaftueshëm për pacientë të rinj që duhet të shtrihen në spital. Numri i të vdekurve në valën aktuale krahasuar me valën e parë të pranverës kur kishte masa më të rrepta është deri në pesë herë më i lartë, transmeton Portalb.mk.

Shpenzimet për një pacient për terapinë për Kovid janë 35 herë më të larta se shpenzimet e përllogaritura për tetor në shportën sindikale të konsumatorit. Më shumë se një e treta e qytetarëve duhet të japin pothuajse të gjithë pagën e tyre për terapinë për kovid dhe një test kontrolli negativ pa të cilin nuk mund të ktheheni në punë në sektorin privat. Spitalet private nuk pranojnë raste urgjente pa test urgjent prej 12.000 denarë.

Harxhimet bazë për të sëmurët nga Kovid-19
Harxhimet bazë për të sëmurët nga Kovid-19

Gazetarët e IRL-së zhvilluan më shumë se 20 intervista me mjekë familjar për të identifikuar terapinë mesatare të kovidit dhe e krahasuam atë me protokollin e Ministrisë së shëndetësisë. I morëm çmimet më të ulëta në gamën e ofruar të vitaminave dhe ilaçeve të tjera. Jo përllogaritje është vetëm për trajtim, por jo për ndjekje dhe diagnozë, e cila më pas kushton shumë. E njëjta gjë është me testin e kontrollit pa të cilin të punësuarit në sektorin privat nuk mund të kthehen në punë dhe ato nuk mbulohen më nga Fondi i shëndetësisë. Mjekët familjarë të cilët i intervistoi IRL thonë se terapia është e shtrenjtë dhe se shumica nuk mund të mbulohet nga sigurimi shëndetësor. Nuk është e përfshirë ushqimi i nevojshëm i shëndetshëm, sikurse nuk është përfshirë terapia imunologjike me vitamina post-kovid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button