Shqipëri, u shënua numër rekord i rasteve të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 602 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), numër rekord i rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 28.432 dhe numri i të vdekurve në 631.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë, duke e rritur në 13.453 numrin e të shëruarve në vend, ndërsa raste aktive aktualisht janë 14.348.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 157.891 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, në mes të vazhdimit të rritjes së rasteve me koronavirus, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”, që ka në fokus edhe kujdesin ndaj shtresave në nevojë për përballimin e pandemisë.

Gjatë fjalës në seancën parlamentare të ditës së sotme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se shëndetësia zë një vend të veçantë në buxhet, qoftë sa i takon fuqizimit të mëtejshëm të sistemit shëndetësor, qoftë sa i takon, sipas tij, masave të drejtpërdrejta që lidhen me mbështetjen e qytetarëve që preken nga COVID-19.

Kryeministri Rama tha se “në këtë buxhet kemi vazhdimin e një mbështetjeje që faktikisht hyn në fuqi në ditët në vijim për të gjithë të prekurit me COVID-19 që trajtohen në kushte shtëpie”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button