fbpx

RMV, sonte shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Komisioni Rregullator i Energjetikës së Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 3,11%, në krahasim me vendimin e 9 nëntorit, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, prej sonte në mesnatë çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 do të shitet më shtrenjtë për 1 denarë për litër, ndërkaq EURODIZELI dhe vaji ekstra i lehtë për 1,5 denarë.

“Prej sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të shitet për 60 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 61,50 denarë për litër, EURODIZEL 51 denarë për litër, vaji ekstra i lehtë 51 denarë, ndërkaq mazuti 27,580 denarë për kilogram”, informojnë nga KRRE.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close