SpaceX ka nisur me sukses 4 astronautë për në stacionin hapësinor(VIDEO)

“SpaceX”, kompania e raketave e Elon Musk, ka nisur mbrëmjen e kaluar katër astronautë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. Ky është misioni i parë i plotë i NASA-s që dërgon një ekuipazh në orbitë në bordin e një anije kozmike private, njofton Portalb.mk.

Kapsula e Crew Dragon, të cilën ekuipazhi e ka quajtur Resilience, u ngrit në 19:27 (sipas orës lokale) nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral, Florida, shkruan Reuters.

Nisja ishte planifikuar fillimisht për të shtunën, por u shty për shkak të parashikimeve të erërave të forta.

Katër austronautët Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker i NASA-s, si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia Hapësinore Hapësinore e Japonisë (JAXA), janë planifikuar të kalojnë gjashtë muaj në bordin e ISS-së. Ata do të bashkohen me ekuipazhin ekzistues, mes të cilëve përmendim kozmonautët rusë Sergej Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov si dhe astronauten e NASA-s Kate Rubins.

Kjo nisje është vlerësuar nga NASA si historike, pasi është hera e parë që një anije kozmike komerciale po përdoret në një mision të ISS-së ndërsa u kthen zyrtarisht amerikanëve aftësinë për t’u nisur në hapësirë, pas gati 10 vitesh.

Një fluturim provë i Crew Dragon në muajin gusht, me vetëm dy astronautë për në stacionin e hapësirës, shënoi për NASA-n misionin e parë hapësinor me njerëz të nisur nga territori amerikan pas një pauze prej 9 vjetësh.

NASA shprehet se tani po hyn në një epokë të re në të cilën udhëtimet rutinë të astronautëve në orbitë po kryhen kompani private.

NASA kontraktoi SpaceX dhe Boeing në 2014 për të zhvilluar kapsula hapësinore konkurruese që synojnë zëvendësimin e programit të saj të anijes dhe largimin e Shteteve të Bashkuara nga varësia nga raketat ruse për të dërguar astronautë në hapësirë.

Në pritje të tyre në stacionin orbitues, do të jenë amerikanja Kate Rubins, inxhiniere fluturimi dhe dy kozmonautët rusë, komandanti Sergej Ryzhikov dhe inxhinieri i fluturimit, Sergej Kud-Sverchkov. Të katër astronautët do të qëndrojnë në hapësirë për gjashtë muaj, gjatë të cilave ata do të kryejnë eksperimente të ndryshme shkencore.

Këtë herë, Elon Musk, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “SpaceX”, u detyrua të mbikëqyrë nisjen e anijes së tij Crew Dragon nga larg, për shkak të infeksionit “shumë të mundshëm” të koronavirusit, siç bëri vetë të ditur ai në Twitter.

Për të siguruar suksesin e misionit, NASA ka futur masa të ashpra anti-Covid, duke filluar me astronautët, të cilët i janë nënshtruar një karantine shumë të kontrolluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button