Me 800,000 dollarë nga SHBA, Klinika e hematologjisë do të bëhet qendër për transplanto të palcës së eshtrave pa lidhje farefisnore

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ambasadorja e SHBA Kejt Meri Burns dhe drejtoresha e Klinikës së hematologjisë Irina Panovska Stavridis dje në Klinikën e hematologjisë njoftuan për projektin për ndërtimin e një kati të ri mbi Klinikën ekzistuese, i cili do të realizohet me mbështetje financiare prej 800 mijë dollarësh nga Komanda Evropiane e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan META.mk, transmeton Portalb.mk.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Burns theksoi se me realizimin e projektit të ri do të hapet një repart i ri për transplantimit me mundësi për trajtim të pacientëve me kimioterapi. Përveç kësaj, personelit mjekësor do t’u sigurohet kushte edhe më të mira për punë dhe kujdes më të madh për pacientët.

– Maqedonia E Veriut u bë pjesë e NATO-s, u bëmë aleatë, pranoi ftesë nga BE për të filluar procesin e aderimit, ndërsa ndodhi pandemia e kovid-19. Ajo që nuk ka ndryshuar gjatë gjithë këtyre viteve është angazhimi i SHBA për të punuar me Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Jam e lumtur që ky bashkëpunim po zhvillohet. – Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku jo vetëm në trajtimin e pandemisë por edhe në forcimin e sistemit shëndetësor, shkencës, teknologjisë në interes të të gjithë qytetarëve – tha ambasadorja Burns.

Ministri Filipçe, duke falënderuar Ambasadorin Burns për ndihmën zemërgjerë që ajo e ka dhënë në emër të ambasadës së SHBA-ve që nga fillimi i pandemisë, theksoi se projekti që do të zbatohet në Klinikën e hematologjisë është një tjetër provë se miqtë dhe partnerët duhet të këtu dhe të gjenden kur është më së shumti e nevojshme.

– Ky projekt për mbindërtimin e infrastrukturës së Klinikës së hematologjisë do të thotë shumë për pacientët tanë. Kjo metodë e re e transplantimit të palcës së eshtrave pa lidhje farefisnore të dhuruesit filloi të bëhet në Klinikën e hematologjisë 2 vjet më parë, falë këtij ekipi, këtyre mjekëve të drejtuar nga drejtoresha, menaxherët e klinikës. Më parë, pacientët për transplantim  dërgoheshin jashtë vendit. Me këtë projekt, falë ambasadës së SHBA-ve, qasje te kjo metodë do të kenë një numër shumë më i madh i pacientëve dhe natyrisht metoda do të mund të ofrohet si shërbim në vendet fqinje, sepse ky lloj i transplantimit nuk bëhet askund në rajonin tonë më të afërt – tha Ministri Filipçe.

Drejtoresha e Klinikës së hematologjisë, d-r. Panovska, tha se ky donacion e rrit ndjeshëm kapacitetin e klinikës.

Pikërisht me këtë donacion, po rrumbullakohet procesi i rinovimit të klinikës sonë, e cila së bashku me metodat e reja dhe moderne të trajtimit që tashmë po aplikohen bëjnë që klinika jonë të ngritët në një qendër rajonale për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje hematologjike. Deri më tani, klinika jonë kishte kapacitetin për të kryer 50-60 transplantime në vit, ndërsa në të njëjtën kohë nuk kishim mundësi të pranonim pacientët nga rajoni që kërkonin ndihmë mjekësore nga ne sepse nuk kishim hapësirë. Tani, me repartin e ndërtuar rishtas, po shndërrohemi në një qendër rajonale dhe përfitim të drejtpërdrejtë nga ky donacion me siguri do të kenë rreth 100 përdorues të shërbimeve shëndetësore nga Maqedonia në vit dhe 20 pacientë nga rajoni. Në kushtet kur bota po përballet me krizën më të rëndë shëndetësore në botën moderne, mbrojtja e vetme e pacientëve me sëmundje malinje hematologjike është diagnostikimi adekuat dhe trajtimi modern dhe me kohë – tha d-r. Panovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button