Këshilltarja e VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqje nga Mickoski dhe kongres të jashtëzakonshëm, partia e shkarkoi menjëherë

Këshilltarja aktuale e VMRO-DPMNE në Komunën e Manastirit Anita Angelevska kërkoi kongres të jashtëzakonshëm të partisë dhe akuzoi se partia në krye me Hristijan Mickoskin nuk ka kapacitet, ndërsa Komiteti komunal i Manastirit (KK) reagoi menjëherë dhe e shkarkoi atë nga të gjitha funksionet e partisë, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Kongresi i jashtëzakonshëm, mobilizimi i strukturës së partisë, aleancë me qytetarët, avokim dhe lufta e sinqertë për interesat e tyre. Vetëm kjo do ta kthejë VMRO-DPMNE në rrugën ngadhnjyese”, ka deklaruar Angelevska.

VMRO-DPMNE, porositi ajo, duhet të dalë nga faza e humbjes dhe nga një parti që nuk ka fokus, dhe së fundmi nga një parti që i bojkoton zgjedhjet, duke aluduar në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë.

“Më së shumti brengos fakti që VMRO-DPMNE me kryetarin aktual Mickoski nuk mund dhe nuk ka kapacitet të jetë një alternativë për të kapërcyer situatën e dëshpëruar dhe të pashpresë në vend. Çdo ditë që kalon pa kongres të jashtëzakonshëm e dobëson partinë dhe VMRO-DPMNE e dobët dhe e defokusuar është vetëm në dëm të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, tha këshilltarja nga Manastiri.

Ajo gjithashtu porosit se partia duhet të përgatitet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm dhe mënyra për të dalë fitimtare është të bëjë ndryshime përmes një kongresi të jashtëzakonshëm.

“Nuk ka kohë. Zgjedhjet lokale janë brenda më pak se një vit. VMRO-DPMNE duhet të hyjë në këtë cikël e përgatitur dhe të dalë fituese. Është jashtëzakonisht e papërgjegjshme ndaj qytetarëve që ata të vazhdojnë të përballen me punën e keqe të LSDM-së në nivelin lokal, është e paimagjinueshme të vazhdohet të lejohet që kjo qeveri të çojë vendin në shkatërrim”, tha Angelevska, deklarata e së cilës u postua në YouTube. kanali i Iniciativës për thirrje të kongresit të jashtëzakonshëm.

Nga ana tjetër, KK i VMRO-DPMNE, reagoi menjëherë duke thënë se ata plotësisht distnacohen nga deklarata e Angelevskës, në të cilën ajo kërkoi dorëheqjen e kryetarit Hristijan Mickoski, dhe njëkohësisht e shkarkuan atë nga të gjitha funksionet.

“Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE nga Manastiri, e shkarkon Anita Angelevskën nga të gjitha funksionet e partisë që ajo kryen dhe dërgon mesazh se deklaratat dhe veprimet në kundërshtim me Statutin dhe Rregulloren e punës së partisë nuk do të tolerohen”, kumtuan nga VMRO DPMNE në Manastir .

Ata e akuzojnë këshilltarin se ajo punon vetëm për interes personal dhe se ajo është nën ndikim të madh nga qeveria, duke thënë se arsyet e deklaratës së saj fshihen në proceset gjyqësore kundër saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button