SHBA, shifra të reja rekord me të infektuar, të shtruar në spitale me COVID

Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur më rëndë nga koronavirusi, numërojnë tani mbi 10 milionë e 560 mijë të diagnostikuar me këtë virus.

Dje në vend u shënua një tjetër rekord i zymtë – mbi 150 mijë raste të reja me koronavirus, duke kapërcyer rekordin e së mërkurës me më shumë se 144 mijë raste të reja. Po dje u thye edhe numri rekord i të shtruarve në spital, me mbi 67 mijë pacientë që kurohen për COVID-19, ose 1700 më shumë se një ditë më parë, ndërsa u regjistruan 1 mijë e 104 viktima nga sëmundja, shkruan Zëri i Amerikës.

Shifrat e reja e çojnë në mbi 242 mijë totalin e të vdekurve nga COVID-19. Kalifornia arriti sot mbi një milion të infektuar me koronavirus, shteti i dytë pas Teksasit me numrin më të lartë të të prekurve.

Në shkallë globale, Italia u bë vendi i dhjetë që kap numrin e 1 milion të diagnostikuarve me koronavirus. Pas Shteteve të Bashkuara, India dhe Brazili kanë shifrat më të larta të infeksioneve, Franca renditet në vend të katërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button