RMV, Nga java tjetër do të fillojë më në fund heqja e deponisë së zezë te “Shkritorja” në Veles, njoftoi koncesionari

Kodra e zezë me zgjyrë në afërsi të “Shkritores“, së Velesit, e cila ka helmuar Velesin me dekada, më në fund do të fillojë të pastrohet. Rreth 300,000 tonë zgjyrë do të eksportohen në Serbi dhe Kosovë javën e ardhshme, sipas kompanisë, “Keps Mont Grup” SHPK Shkup, që e fitoi koncesionin e heqjes së zgjyrës dy vjet më parë. Pjesa tjetër e zgjyrës, e cila arrin në rreth 1.8 milion ton, është planifikuar të blihet nga një kompani turke dhe të përpunohet në Lindjen e Mesme. “Keps Mont Grup” informon se për momentin në Veles kanë filluar përgatitjet në terren përgjatë kodrës së madhe, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Kompania që mori koncesionin për heqjen e zgjyrës dy vjet më parë informon se për momentin në Veles kanë filluar përgatitjet në terren përgjatë kodrës së madhe.

“Po instalohet një ndarje përmes së cilës, para së gjithash, do të duhet të hiqet lënda e parë minerale teknogjene nga rrënojat dhe mbetjet komunale që janë grumbulluar gjatë viteve, përpara se të ngarkohen në kamionë dhe të eksportohen”, thonë nga kompania.

Ata parashikojnë që, fillimisht, dinamika ditore e eksporteve të shkon nga pesë deri në dhjetë kamionë, varësisht nga kushtet e motit në Veles, por edhe nga kushtet aktuale me pandeminë.

“Marrëveshjet me Serbinë dhe Kosovën tashmë kanë përfunduar dhe eksportet do të fillojnë javën e ardhshme. Aktualisht kushtet imponojnë puna të kryhet  me intensitet më të ulët, por plani është që në pranverë të fillojë intensifikimi i aktiviteteve”, thonë nga kompania.

E lënë jashtë, në kushte të ndryshme të motit dhe pa mbrojtje të duhur, skorja është një problem që ekziston disa dekada në Veles.

Fillimisht, zgjyra nga Velesi duhej të eksportohet në Malajzi, por pasi ky vend i ndalo i importet e mbeturinave në fillim të këtij viti, u desh të kërkohen destinacione të tjera. “Keps Mont Grup” ka kontratë të vlefshme me një importues atje, ndërsa të gjitha kontratat e lidhura dhe të vlefshme duhet tashmë të rishikohen. Sidoqoftë, ende nuk ka përgjigje nga Malajzia nëse një pjesë e zgjyrës do të eksportohet edhe atje.

Kodra e zezë me zgjyrë është rezultat i funksionimit të shkritores së Plumbit dhe Zinkut dhe trajtimit joadekuat të mbetjeve nga procesi industrial. E lënë jashtë, nën ndikime të ndryshme atmosferike dhe pa mbrojtjen e duhur, zgjyra është problem i Velesit i vjetër disa dekada, por edhe një nga pikat më të mëdha të nxehta me mbeturina historike në vend. Deponia mbulon një sipërfaqe prej rreth 33,000 metra katrorë dhe vlerësohet të ketë rreth 1.8 milion ton mbeturina. Përmban zink, plumb dhe metale të tjerë të rrezikshëm si kadmium, bakër, arsen, indium, talium. Ata mund të përdoren si lëndë e parë sekondare dhe të përdoren më tej në shumë industri. Por, pavarësisht vlerës ekonomike të mbetjeve, zgjidhje për to nuk mundej të gjendet për dekada.

Pastrimi i materialit toksik është me interes të madh për publikun, veçanërisht në Veles, ku ende ndihen pasojat nga funksionimi i shkritores. Qyteti, pas përfundimit të eksportit, më në fund do të jetë në gjendje të fillojë rehabilitimin e tokës dhe ujërave nëntokësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button