Tetovë, uji ditëve të fundit ka erë dhe shije jo të zakonshme, QSHP: Është i pijshëm!

Disa qytetarë të Tetovës ditëve të fundit kanë shprehur shqetësim në lidhje me kualitetin e ujit të pijshëm në Tetovë, të njëjtit thonë se uji përmban një aromë jo të këndshme ndërsa disa prej tyre theksojnë se uji ka edhe shije të çuditshme. Ndërkaq nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP) thonë se kjo është një gjë normale dhe se uji është plotësisht i sigurt për pije, shkruan Portalb.mk.

Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë potencoi se kjo dukuri shfaqet në këtë periudhë kohore çdo vit, edhe atë nga viti 2017, koha kur në Tetovë u vendos ujësjellësi i ri. Megjithatë, sipas tij, uji është i pijshëm dhe nuk bën dëm për shëndetin.

Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë
Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë

“Me këtë dukuri përballemi tash tre vite, gjithmonë në këtë periudhë të vitit. Që nga denoncimi i parë në vitin 2017 bëmë ekzaminim kur e konfirmuam se kundërmon aromë dhe shije jo e mirë në bimësinë, gjegjësisht shumica e gjetheve që bien në marrjen e ujit në Leshnicë. Pas kësaj nga shpërndarja e tyre, vjen aromë dhe shije jo e këndshme. Ne çdo ditë kontrollojmë kualitetin e ujit në ujësjellësin e qytetit, përkundër kësaj, uji është në rregull për ta pirë. Gjithsesi, deri tani kemi rritur klorimin e ujit dhe nga përvoja jonë, mund të themi se ky fenomen do të zhduket për disa ditë. Kjo nuk ndodhë vetëm te ne, edhe përvojat botërore e konfirmojnë se kjo është një gjë normale” tha për SDK, Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore.

Ndryshe, sipas specialistit Davidovski, e vetmja formë që të mos ndjehet aroma dhe shija jo e këndshme e ujit asnjëherë është ozonimi i saj apo të shfrytëzohen filtër qymyri, stacioni i filtrues për pastrimin e ujit, e cila u ndërtua njëkohësisht me tubacionin nga lumi Pena, ka filtra të tillë, mirëpo duhet të instalohen në mënyrë që qytetarët të pinë ujë normal në këtë periudhë të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button