RMV, Ministria e Shëndetësisë thotë se nëse ka nevojë do të rritet kapaciteti i reparteve Kovid

Ministria e Shëndetësisë, thotë se edhe përskaj fluksit të madh të pacientëve, sërish ka shtretër spitalor për rastet me korona virus. Në raportin e MSh-së, me të dhëna që mblidhen nga spitalet e qyteteve të vendit, thuhet se në qendrat rajonale Manastir dhe Shtip dhe në spitalet e tjera të vendit, trajtohen gjithsej 682 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për kovid – 19. Nga kjo ministri thonë se nëse ka nevojë për reparte shtesë kovid, atëherë do të shtojnë kapacitetin, megjithatë tani për tani ka vende të lira, njofton Portalb.mk.

Në spitalet e brendshme ka rreth 70 shtretër spitalorë, kurse bëhen regjistrimi i pacientëve të shëruar, me ç’rast do lirohen shtretër shtesë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 68 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me kovid-19 janë hospitalizuar në spitalin e Manastirit. Në spitalin e Shtipit së fundmi janë pranuar 5 pacientë, kurse gjithsej  të hospitalizuar janë 59 pacientë. Në repartin infektiv të Tetovës ka 51 pacientë, 75 pacientë në Veles, ndërsa 66 pacientë në Kumanovë. Në qendron kovid të Ohrit ka 94 pacientë të hospitalizuar, 80 në Prilep, 38 në qendrën kovid në Gostivar dhe 37 pacientë në Strugë. Në spitalin e Strumicës të shtruar janë  22 pacientë, 19 në Koçan, 19 në Kërçovë, 42 në Kavadar, kurse 12 në Gjevgjeli të cilët janë pozitivë me korona virus”, thuhet në njoftim.

“Duhet të keni parasysh se numrat ndryshojnë nga ora në orë”, sqarojnë nga ministria, duke shtuar se në gjithë repartet ka pajisje për furnizim me oksigjen.

Pavarësisht fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit,  Ministria e Shëndetësisë thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohet më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button