Kosova shënon rekord të ri të të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë shënuar shifër rekord të të infektuarve me kororonavirusin e ri (COVID-19) që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në vend janë regjistruar 767 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 26.888 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

Vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të reja nga pandemia, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi në vend ka shkuar në 784.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar 2.178 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 113.738 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 186 pacientë të ri të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 16.685 raste.

Aktualisht në Kosovë ka 9.418 raste aktive me COVID-19 .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button