fbpx

Gazetaria nuk është tërheqëse për të rinjtë për shkak të pagave të ulëta dhe mungesës së besimit në mediat e lira

Në onlajn debatin “Kujt i mbetet gazetaria”, të organizuar nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGPM), gazetarë më të rinj dhe redaktorë me përvojë debatuan për arsyet për të cilat ky profesion është më pak tërheqës për brezat e rinj dhe më pak studentë regjistrohen në studimet pasuniversitare të gazetarisë, shkruan Meta.mk.

Sipas gazetarit Milena Atanasoska Manasieva, nga bisedat me kolegë, profesorë dhe organizata joqeveritare, ekziston rreziku që profesioni i gazetarit të mbetet pa trashëgimtarë ose staf cilësor. Numri i studentëve që studiojnë gazetari është zvogëluar, sepse sipas hulumtimit të Atanasoska Manasieva, të rinjtë e kanë humbur besimin se profesioni respektohet, për shkak të pagave të ulëta dhe mungesës së besimit se ekzistojnë media të lirë.

“Studimet e gazetarisë janë në prag të zhdukjes. Është dëshpëruese se një numër shumë i madh i studentëve të regjistruar i shohin këto studime si një rrugë të lehtë deri te diploma. Sipas informacioneve nga MASH, në fakultetet e universiteteve ku mësohet gazetaria, këtë vit, janë regjistruar vetëm 26 studentë. Përshtypja e përgjithshme është se mediat janë shërbëtorë të partive, gazetarët kanë një imazh të keq, mendimi është se ata nuk përfaqësojnë interesin publik dhe ka shembuj të këqij nga profesionistë”, tha Atanasoska Manasieva.

Gazetarja e re Teodora Cvetkovska theksoi problemin që gazetarët e rinj dhe të diplomuar nuk dinë se ku të kërkojnë vendet e lira të punës, si dhe pamundësinë për të bërë praktikë gjatë studimit. Ajo thotë se kur u punësua për herë të parë, edhe pse ishte e mirë në kompjuter, nuk dinte të punonte në WordPress, platforma që përdoret më së shpeshti në media për të shkruar artikuj gazetaresk.

Drejtori i agjencisë shtetërore AIM, Dragan Antonovski thotë se askush nuk mund t’u japë liri gazetarëve, por ata duhet të luftojnë vetë për të.

“Kundërshtoni censurën, liria fitohet. Ka mungesë të parimeve, por ku janë gazetarët që të rimarrin profesionin e tyre, ku është vetë-iniciativa dhe lufta. Gazetaria është një profesion i vështirë, kërkon 24 orë punë. Duhet të investosh, të avancohesh”, tha Antonovski.

Lidhur me shpalljet për punë, ai dha një shembull që agjencia shtetërore e lajmeve AIM shpalli konkurs për gazetarë por askush nuk u përgjigj. Prandaj, ai propozoi që njoftimet për gazetarë të rinj të botohen edhe nga SPGPM dhe SHGM. Lidhur me trajnimin për gazetarë të rinj, Antonovski theksoi se AIM ka hapur një shkollë për punë praktike, por ose askush nuk kishte ardhur, ose edhe nga ata kishin ardhur ka qëndruar vetëm një. Puna me shkollën u ndërpre për shkak të krizës me Kovid.

Me qëndrimet e Antonovskit u ndërlidh redaktori i MTV-së, Stojan Trpçevski, i cili tha se gazetarët janë ata që duhet të hyjnë në media dhe t’i lirojnë ato, e mos të pritet që do të ketë media të lira, edhe pse siç thotë ai, ai pajtohet që ka shumë “kolegë të cilët e kanë humbur rrugën”.

“Nuk është e frikshme nëse nuk pajtoheni me drejtorin, pronarin e medias. Duhet të shfaqet mosbindje . Shoqëria i ka goditur dhe do t’i godasë mediat, secili gjatë karrierës është përballur me presion. Profesioni është i bukur, fisnik dhe i vështirë, unë apeloj për qëndrueshmëri”, tha Trpçevski, i cili gjithashtu ofroi punë praktikë në RTM.

Lidhur me Departamentin e Gazetarisë në UKIM, ai beson se gjërat nuk janë zhvendosur atje për vite me radhë dhe asgjë nuk është bërë, kështu që sipas tij, profesorët e departamentit duhet të luftojnë për ndryshime për të plasuar kuadro. Shtoi se gazetarët e rinj nuk mund të presin menjëherë paga të larta, por kanë nevojë për përvojë, investime në vetvete që të vijnë në pozitë që të paguhen.

Përfundimi i diskutimit ishte se kjo është një temë e gjerë dhe duhet të merren parasysh pozicionet e të rinjve, por edhe ajo që po ndodh realisht në terren me kërkesën për personel dhe gatishmërinë e tyre për të mësuar dhe punuar.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close