RMV, Në 50 vjetorin e vdekjes u botua Ditari i Parashqevi Qiriazit

Në 50 vjetorin e vdekjes së Parashqevi Qiriazit dhe Ditëve të Alfabetit, u botua libri “Ditari i Parashqevi Qiriazit –  Ditët e mia në Konferencën e Versajës” nga Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve-Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Ky ditar i lënë në dorëshkrim, dëshmon për punën  e palodhshme të kësaj illuministe shqiptare, e cila kësaj radhe na paraqitet si dëshmitare e gjallë e një prej ngjarjeve më vendimtare për fatet e popullit shqiptar, siç ishte Konferenca e Versajës e vitit 1919/20”, deklaruan nga Instituti.

Instituti sqaroi se roli i gruas shqiptare në emancipimin shoqëror e kulturor do të jetë temë bosht këtë vit në Ditët e Alfabetit.

“Ditari i Parashqevi Qiriazit nuk është thjeshtë kujtim personal i një gruaje që spikati shumë anë të njohura e të panjohura të kësaj Konference, por është edhe fryma dhe konteksti i kohës, të shqiptarëve në raport me Fuqitë e Mëdha, sidomos me SHBA-të, ku shqiptarët, me të drejtë kishin varur të gjitha shpresat”, vlerësojnë  nga Instituti.

Qiriazi vlerësohet edhe si themeluese e diplomacisë shqiptare, sipas Institutit, duke theksuar se ishte edhe delegate në Konferencën e Versajës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button