Me masa kundër KOVID-19, “Bekim Fehmiu” të premten e risjellë dramën “Besa”

Grupi letrar-dramatik “Bekim Fehmiu”, të premten në ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” – Shkup, do ta risjellë dramën e Sami Frashërit “Bekim Fehmiu”, njofton Portalb.mk.

Organizimi i shfaqjes do të mbahet në përputhshmëri me masat kundër shpërndarjes së KOVID-19, ndërkaq numri i shikuesve do të jetë i kufizuar.

Regjisor i shfaqjes është Mejdi Alidemi, ndërkaq aktorët janë: Ismail Rushiti, Emrush Kurtishi, Abdullah Ismaili, Flamur Gashi, Alit Osmani, Xhavid Qerimi Llovca, Meksime Rushiti, Rabije Dardhishta, Mejreme Sinani dhe Adisa Ibrahimi.

Grupi në fjalë, para dy vitesh dramën e ka dhënë në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup dhe në Teatrin e Tetovës.

“Besa” ose mbajtja e premtimit është një vepër dramatike me gjashtë pamje e Sami Frashërit, shkruar dhe botuar së pari në gjuhën osmane më 1874 në Stamboll me titullin “Besâ yâhut Âhde Vefâ”. Me këtë vepër Samiu u përpoq t’i paraqiste shqiptarët nën një dritë tjetër për opinionin osman, duke e informuar për moralin, vlerat, zakonet e traditat e shqiptarëve të cilët i mendonte një element tejet të rëndësishëm të perandorisë; gjithashtu donte të hidhte themelet e një teatri autentik osman, i cili asokohe kishte shumë ndikime të jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button