fbpx

“Autobusë fantazmë” u vendosën në Tetovë nga disa aktivist të rinj: Shpresojmë të shërbejnë!

Disa aktivist të rinj të Komunës së Tetovës kanë vendosur autobusë të improvizuar pikërisht para stacioneve të pritjes së autobusëve të cilat komuna i vendosi disa ditë më herët, në këtë formë, ata synojnë që përmes këtij veprimi të japin një mesazh. Rikujtojmë se fakti që në Tetovë nuk ka autobusë por u vendosën stacionet pritëse, ngjalli reagim te qytetarët të cilët vazhdimisht kanë ironizuar me këtë fakt, shkruan Portalb.mk..

Pikërisht për arsye se në Tetovë nuk ka autobusë por janë vendosur stacionet pritëse, këta të rinj ironizojnë duke potencuar se “autobusët fantazmë” do të ju shërbejnë qytetarëve deri në zgjidhjen reale të problemit.

“Vendosëm këto autobusë fantazmë, shpresojmë se do të ju shërbejnë qytetarëve të Komunës së Tetovës deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij procesi” u shprehën aktivistët e rinj.

Aksioni “Mbrohu dhe mbroj të tjerët!” është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

"Autobusët fantazmë" që vendosën aktivistët në Tetovë.
“Autobusët fantazmë” që vendosën aktivistët në Tetovë.

Në Tetovë stacione pritëse ka, autobusë jo

Me ironi, sarkazëm dhe shaka një pjesë e qytetarëve të Komunës së Tetovës kanë komentuar në rrjetet sociale vendosjen e stacioneve pritëse për transportin publik në Tetovë, marrë parasysh se autobusë ende nuk ka. Këto stacione janë vendosur në disa lokacione të qytetit, duke filluar nga rruga e Universiteteve deri në qendër. Ndërkaq, Teuta Arifi për Portalb.mk premtoi se para Vitit të Ri, do të përfundoje procedura e furnizimit me pesë autobusë.

Arifi thotë se deri para Vitit të Ri, do të finalizohet krejtësisht procedura për furnizim me autobusë në Tetovë. Ndërkaq, me datë 13 nëntor është hapja e ofertave ku edhe do të zgjidhet kompania e cila do të furnizoje Tetovën me autobusë.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

“Ne jemi në procedurë të furnizimit, kemi pasur procedurë e cila është ripërsëritur pas vlerësimeve të komisioneve dhe këshilltarëve të bankës botërore, ne vlerësojmë që deri në vitin e ri, para vitit të ri do të mbaroje i gjithë procesi i furnizimit, në ndërkohë është duke u realizuar edhe vënia komplete në funksion e ndërmarrjes së transportit publik e cila më pas do të menaxhoje me procesin e funksionimit të këtyre autobusëve, është një projekt i cili me ndihmën e bankës botërore dhe me angazhimin e plotë të administratës tonë dhe administratës bankës botërore, do të jetë në të mirë për qytetarët” tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Rikujtojmë se deri në këtë fazë edhe herën e fundit arriti komuna e Tetovës dhe më pas dështoi, me arsyetimin se asnjë nga kompanitë ofertuese nuk i kishte plotësuar kushtet për të fituar tenderin përkatës.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar. 

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

“Autobusët fantazmë” që vendosën aktivistët në Tetovë
"Autobusët fantazmë" që vendosën aktivistët në Tetovë
“Autobusët fantazmë” që vendosën aktivistët në Tetovë
"Autobusët fantazmë" që vendosën aktivistët në Tetovë
“Autobusët fantazmë” që vendosën aktivistët në Tetovë
"Autobusët fantazmë" që vendosën aktivistët në Tetovë
“Autobusët fantazmë” që vendosën aktivistët në Tetovë
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close