Nuk ka më vaksina private kundër gripit sezonal në Shkup, të gjitha dozat u shitën për disa orë

Vetëm brenda pak orësh, u shitën të gjitha vaksinat private të gripit sezonal në Shkup. Dje, pasi filloi vaksinimi, të gjitha 2000 dozat prej 800 denarë u shitën në Qendrën për Shëndet Publik Shkup, tha drejtori i saj Aleksandar Stojanov, për agjencinë shtetërore MIA. Stojanov tha se janë duke pritur të pranojnë edhe 2000 vaksina të tjera që nuk u janë dërguar ende nga prodhuesi, njofton Portalb.mk.

“Tetëdhjetë përqind e kategorive të qytetarëve që supozohej të merrnin vaksinat falas, erdhën te ne dhe vaksinat u harxhuan. Arsyeja është se përmes ‘Termini im’ këtë javë terminet janë plotësuar dhe njerëzit nuk duan të presin, ata duan të paguajnë dhe të kryejnë punën më shpejt. Njerëzit janë të frikësuar dhe duan të mbrojnë shëndetin e tyre. Një gjë e tillë ndodh në të gjithë botën. Belgjika i harxhoi brenda një dite. Vitin e kaluar ne hodhëm 610 vaksina të gripit, nuk kishim kujt t’ia japim”, tha Stojanov.

Vaksinat komerciale të gripit sezonal blihen nga Qendrat për shëndet publik (QSHP), ku do të bëhet vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal dhe se këtë vit, janë blerë 40.000 doza të vaksinave të gripit sezonal për vaksinim falas, 12.000 më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Datat për vaksinimet falas caktohen nga mjekët amë dhe kryhen në qendrat shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme në qytete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button