Tetovë, të vdekurit nga Kovid-19 përsëri do të mund të varrosen në varrezat e vjetra të qytetit

Nga fillimi i pandemisë me virusin korona, tetovarët që i takojnë besimit krishterë të cilët kanë ndërruar jetë nga Kovid-19, filluan të varrosen në varrezat e reja të qytetit në fshatin Falisht. Edhe pse disa nga të vdekurit veçse kishin pasur vende të rezervuara afër familjarëve në varrezat e vjetra të qytetit, e kishin patjetër të kalojnë në lokacionin e ri. Kjo i revoltoi tetovarët, sepse u përballen me shpenzime shtesë për vendin e ri të varrit, edhe pse veçse kishin pasur vend tjetër. Në zgjidhjen e këtij problemi u kyçën edhe nga NPK, Tetovë, MPC dhe operatorët të cilët kryejnë shërbime të tilla si dhe Komisioni për marrëdhënie mes bashkësive fetare, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Nga sot, qytetarët të cilët humbën betejën me Kovid-19 përsëri do të ju lejohet që të varrosen në varrezat e vjetra. Në përputhje me evidentim dhe rregullat për varrim të cilat kanë vlejt më herët, NPK do të vërtetoje në qoftë se ka kushte për varrim, gjegjësisht a ka kaluar kohë e mjaftueshme nga varrimi paraprak, sepse të vdekurit nga Kovid-19 varrosen në arkivole metalike. Operatorët e licencuar të cilët kryejnë shërbime të tilla dhe NPK para secilit rast do të duhet të vërtetoje në qoftë se ka kushte në varrezat e vjetra të qytetit. Vendi i varrimit, do të duhet të jetë zgjedhje e familjes. Vendimi për të vdekurit e Kovid-19 të varrosen vetëm në Falisht nuk është sjellë nga ndonjë institucion shtetërorë, as nga komuna, NPK dhe operatorët vlerësuan se në raste të veçanta është më mirë që ata persona të varrosen në Falisht, ku ka më shumë hapësirë, për dallim nga varrezat e vjetra të qytetit” tha Darijan Sotirovski, kryetar i Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive fetare.

Përveç Tetovës, kjo do të vleje edhe për Gostivarin

Për shkak të mospasjes së hapësirës në varrezat e vjetra të Tetovës, nga viti 2007 të vdekurit janë varrosur në varrezat e reja të Falishtes. Nga prilli, atje janë varrosur gjashtë persona që kanë ndërruar jetë nga Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button