Fondacioni “Metamorfozis” organizon konferencën “Angazhimi dhe efektiviteti – qeverisja e mirë dhe interneti”

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, informon se më 25 dhe 26 nëntor 2020, do të mbahet edicioni i 16-të i konferencës E-shoqëri.mk “Angazhimi dhe efektiviteti – qeverisja e mirë dhe interneti”. Këtë vit ngjarja do të mbahet online përmes platformës ZOOM.

Në konferencë do të marrin pjesë ekspertë, aktivistë, gazetarë, nëpunës shtetërorë dhe avokues nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë për t’i ndarë pikëpamjet dhe mendimet e tyre mbi temën Angazhimi dhe efektiviteti – qeverisja e mirë dhe interneti. Konferenca do të ofrojë mundësi për të dëgjuar perspektiva unike dhe për të marrë pjesë në diskutime energjike që lidhen me sfidat dhe mundësitë në internet për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përmirësuar qeverisjen.

Ju ftojmë që edhe ju të jeni pjesë e konferencës E-shoqëri.mk. Ngjarja është e hapur për publikun dhe Ju inkurajojmë që këtë informacion ta ndani me partnerët dhe bashkëpunëtorët Tuaj nëse mendoni se tema do të zgjojë interesin e tyre.

Agjendën e ngjarjes dhe formularin për regjistrim mund ta shihni në ueb-faqen e e-Society.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button