COVID-19 nuk është thjeshtë grip, njerëzit nuk i vrasin në spital!

Pandemia COVID19 është një situatë e re jo vetëm për institucionet menaxhuese, qofshin ato globale apo lokale, por edhe për vet qytetarët. Përballja me të nuk është e lehtë për asnjërën palë por edhe më të vështirë e bënë hutia dhe kaosi që shkakton në opinion dezinformimi, shkruan Portalb.mk.

Ashtu siç parashikohej, në vjeshtë fuqishëm arriti vala e dytë e përhapjes së COVID-19. Detektimin dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi në sezonin e vjeshtës e bëjnë edhe më të vështirë ngjashmëria e këtij virusi me gripin sezonal. Simptomat e COVID-19 dhe gripit sezonal mundet janë të ngjashme por faktet shkencore na bëjnë të qartë se bëhet fjalë për dy sëmundje të ndryshme.

Pse COVID 19 dhe gripi nuk janë e njëjta gjë?

BURIMI: OBSH: https://www.who.int/westernpacific/news/q-a-detail/q-a-similarities-and-differences-covid-19-and-influenza

 Shpejtësia e transmetimit është një pikë e rëndësishme që bënë dallimin mes dy viruseve. Gripi ka periudhë më të shkurtër inkubimi (nga momenti i infektimit deri te shfaqja e simptomave).

  • Fëmijët janë kategoria më e prekur nga gripi dhe transmetuesit më të mëdhenj të këtij virusi. Sa i përket COVID-19 fëmijët preken më pak se të rriturit. Të dhënat nga studimet tregojnë se fëmijët janë të infektuar nga të rriturit dhe jo anasjelltas.
  • Ndërsa diapazoni i simptomave për të dy viruset është i ngjashëm, zhvillimi i sëmundjes ndryshon. Për COVID-19, të dhënat e deritanishme tregojnë se 80% e infeksioneve janë të lehta ose asimptomatike, 15% janë infeksione të rënda, që kërkojnë oksigjen dhe 5% janë infeksione kritike, që kërkojnë ventilim.
  • Nga gripi më të rrezikuar janë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me ndonjë sëmundje kronike. Ndërsa nga COVID-19,më të rrezikuar janë të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.
  • Vdekshmëria për COVID-19 duket më e lartë sesa për gripin, veçanërisht për gripin sezonal.
Komentet në Facebook

Këto dhe shumë të tjera janë fraza që dëgjohen jo vetëm në bisedat e qytetareve por hasen edhe si artikuj informativë nëpër portalet e informimit online. Këto artikuj, pa baza shkencore dhe pa burime të verifikuara, shpërndahen qindra herë në rrjetet sociale dhe manipulojnë opinionin publik. I tillë është edhe shembulli i artikullit më poshtë.

Artikulli me titullin “SKANDAL! Mjekët më të njohur italianë nxjerrin detaje tronditëse, zbulojnë pse koronavirusi është mashtrimi më i madh në histori: Virusi nuk ka vrarë asnjë person. Ja kush po sjell vdekje (VIDEO)është publikuar në disa portale në gjuhën shqipe në rajonin tonë dhe është shpërndarë qindra herë në profilet private në rrjetet social. Sipas një analize të interaksionit në Facebook, nga faqja ku është publikuar ky artikull më pas është shpërndarë 300 herë.

Artikulli ne fjale 

Edhe përkundër kësaj, në opinion mbizotëron bindja se pandemia e re me të cilën po përballet i gjithë globi është vetëm një grip i thjeshtë. Një teori të tillë e dëgjon thuajse kudo ose e has në shumë komente e postime në rrjetet sociale. “Nuk ka asnjë virus të ri, është thjesht një grip i zakonshëm”, “askush nuk vdes vërtet nga virusi”, “në spitalet tona i vrasin njerëzit”…

Pas disa ditësh, i njëjti artikull ri-publikohet me disa të dhëna konspirative shtesë. Vetëm nga profili personal i një individi në Facebook pjesa e dytë e këtij artikull është shpërndarë rreth 120 herë, ndërkohë ka nxitur debat me dhjetëra komente.

Artikulli ne fjale

Mungesa e elementeve bazike të një shkrimi gazetaresk nuk është pengesë që ky artikull të lexohet nga mijëra njerëz, dhe të njëjtit ti informojë në mënyrë jo-korrekte. Në artikull thuhet se disa mjek italianë kanë bërë një zbulim të madh por në asnjë moment nuk përmenden emrat e mjekëve dhe prapavija e tyre akademike. Artikulli çalon edhe përgjigjen e 5 pyetjeve gazetareske (Pse, ku, kur, si, çfarë), Në fakt, ky artikull fillimisht është shpërndarë në mediat italiane dhe ka bërë shumë bujë. Teoria që përcillet nga ky artikull është përgënjeshtruar nga mediat italiane.

Gjithsesi, ky artikull nuk është i pari ku pretendohet se koronavirusi nuk ka pasoja fatale te njerëzit. Në fillim të pandemisë u publikuan një sërë lajmesh të rrejshme ku pretendohej se koronavirusi i ri nuk është vdekjeprurës por se pas kësaj fshihet diçka tjetër. Një ndër artikujt që bëri mjaftë bujë, dhe që në portalet e rajonit tonë u shpërnda mijëra herë, ishte intervista e mbushur plot teori konspirative e një mjeku konraverz amerikan. Titulli “(Video) Doktori amerikan trondit botën, tregon të vërtetën e Koronavirusit: Nuk ka vdekur asnjë, janë manipulime, me vaksinën do na vrasin’’, vetëm nga një portal u shpërnda më shumë se 1500 herë.

Disa nga mediat që kanë marrë lajmin

Si përhapen lajmet e rreme?

Ne të gjithë jemi të ekspozuar ndaj një sasie të madhe informacioni rreth COVID-19 në baza ditore, dhe jo të gjitha janë të besueshme. Prandaj, është shumë me rëndësi të kemi parasysh disa elemente kur lexojmë një artikull. Nuk duhet të biem pre e titujve sensacional, duhet t’i verifikojmë faktet, duhet të shohim burimet që janë përdorur në artikull dhe të informohemi në media informative të besueshme.

Ilustrim i përhapjes së lajmeve të rreme nga OBSH) https://www.who.int/news-room/spotlight/let-s-flatten-the-infodemic-curve

Dezinformimi është shumë i rrezikshëm për opinion, ka raste kur dezinformimi mundet të jetë shkak i veprimeve të gabuara të një individi dhe pasojat të jenë fatale. Prandaj detyra e gazetarit në rrethana të tilla është shumë e rëndësishme. Sipas Kodit etik të gazetarëve:

“Mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button