fbpx

RMV, provimi i maturës shtetërore do të mbahet në qershor, programet e provimeve do të jenë me përmbajtje të shkurtuar

Matura shtetërore për nxënësit e shkollave të mesme do të mbahet brenda afatit ligjor, pra në qershor 2021. Nxënësit nga viti i katërt deri në fund të këtij muaji duhet të paraqesin temat për detyrën e projektit, kurse deri në fund të dhjetorit të paraqesin provimet nga lista e provimeve, e cila është zgjeruar me dy lëndë të reja, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga ku shtojnë se programet e provimeve për të gjitha lëndët do të jenë me përmbajtje të shkurtuar, njofton Portalb.mk.

“Kalimi i provimeve përfundimtare të maturës shtetërore është pjesë e sistemeve arsimore të të gjitha vendeve evropiane dhe vendeve të rajonit si Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria. Në këto vende, provimet e maturës janë realizuar normalisht dhe me respektim të të gjitha protokolleve të shëndetit dhe sigurisë dhe pandemia nuk ishte pengesë që provimet e maturës të organizoheshin normalisht dhe në kontinuitet “, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Prandaj, ata sigurojnë që në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe shkollat, do të ofrojnë zgjidhje të përbashkëta për kalimin pa probleme dhe të sigurt të provimeve të maturës.

Informacioni nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës vjen pasi Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme(UNShM) dje kërkoi të mos zhvillohet provimi i maturës shtetërore sepse, siç thonë ata, “nuk do të jetë efektiv” për shkak të situatës aktuale, e cila ndikon mbi shëndetin mendor të nxënësve të shkollave të mesme.

Nga ky vit, përveç modelit të vjetër të realizimit të detyrës projektuese, detyrat e maturës do të mund të jenë edhe në formë digjitale, video dhe artisiko-skenike.

Përndryshe, marrja e maturës shtetërore është detyrim i përcaktuar me Ligjin për Arsimin e Mesëm dhe zbatohet sipas Rregullores për dhënien e provimeve të maturës shtetërore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close