Osmani – Zaharieva: Bashkëkryesimi me Procesin e Berlinit moment historik, Maas: Hap pas hapi mund të tejkalohen kontestet e pazgjidhura (VIDEO)

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva e kanë quajtur historik bashkë-kryesimin e dy vendeve me Procesin e Berlinit, që ndodhë për herë të parë që nga fillimi i procesit, edhe atë me një vend anëtarë dhe një vend kandidat, shkruan Portalb.mk.

Osmani gjatë konferencës së përbashkët online me Zaharievën dhe kryediplomatin gjerman, Haiko Maas, të mbajtur pas takimit të sotëm të ministra të Punëve të Jashmte të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, tha se kryesimi i dy vendeve është moment historik me simbolikë të madhe, që vërteton se rajoni ndërmerr iniciativa dhe përgjegjësi ndaj proceseve që  e përcaktojnë ardhmërinë e tij. Ai këtu she shenja pozitive se një vend anëtare e BE-së dhe një vend kandidat mund të punojnë së bashku në interes të vendeve të rajonit

“Unë personalisht jam optimist. Vlerësoj se bashkërisht mundemi shumë, vlerësoj se kemi miq që na mbështesin dhe na ndihmojnë, kemi interes të përbashkët të jetojmë në rajon evropian dhe jemi shumë afër që të mos gjejmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Fokus i takimit të sotëm ishin të rinjtë. Ne kemi detyrim serioz që të bëjmë gjithçka që të mos lejojmë që gjeneratave të ardhshme t’u lëmë barrë të raporteve reciproke, diçka që gjenerata e kaluar, por edhe e jona nuk ka arritur tërësisht ta tejkalojë”, deklaroi Osmani.

Ndërkohë, Zaharieva tha se Bullgaria e sheh Procesin e Berlinit si vegël për ruajtjes e dinamikës së integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre drejt vlerave evropiane.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet e të gjithë 6 partnerëve në rrugën e tyre drejt Ballkanit Perëndimor, por ato gjithashtu duhet me përgjegjësi të shohin drejt ardhmërisë dhe t’i ndjekin proceset e reformave. Nuk është mirë për Bashkimin Evropian të jenë të sillen probleme prej jashtë. Ne jemi të bindur se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë garancë për stabilitet rajonal dhe për të gjitha çështjet”, deklaroi Zaharieva.

Nga ana tjetër, ministri gjerman theksoi se Gjermania e filloi këtë proces para gjashtë viteve, në mënyrë që të lehtësojë rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai porositi që të investohet në infrastrukturë, ndërkohë shprehi bindjen se hap pas hapi mund të tejkalohen edhe dallimet politike dhe kontestet akoma të pazgjidhura.

“Procesi i Berlinit u inicua nga ne para 6 viteve, në mënyrë që bëjmë të mundur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe t’u japim një platformë. Domethënia politike e një rruge të tillë është e jashtëzakonshme. Këtë vit, vendet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të fillojnë një dimension të ri të bashkëpunimit, tregun e përbashkët rajonal. Ajo përforcon ekonominë e të gjithë pjesëmarrësve, ofron lëvizje më të lirë, do të nxisë kompanitë e vogla dhe të mëdha. Ju dëshironi të investoni në ardhmëri dhe kjo është rruga e duhur për të ecë përpara. Për këtë është e rëndësishme që tregu i ri i përbashkët rajonal fokusohet në zgjerimin e infrastrukturës dhe veçanërisht në përforcimin e digjitalizimit. Unë jam i bindur se nëse arrijmë të avancohemi këtu, hap pas hapi do t’i tejkalojmë dallimet politike dhe kontestet që ekzistojnë akoma”, deklaroi Maas.

Nesër (10 nëntor) në kuadër të Procesit të Berlinit, me të cilin këtë vit bashkë-kryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriu, do të mbahet Samiti i Sofjes, ku do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim pritet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale.

Procesit i Berlinit, është inicuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014 dhe ka për qëllim që ta mbështesë integrimin evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor nëpërmjet ekonomisë dhe ndërlidhjes infrastrukturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button