Irak, 11 njerëz u vranë në një sulm pranë aeroportit të Bagdadit, dyshohet se e kreu IS-i

Rreth 11 persona janë varë nga një sulm në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Sulmuesit hodhën granata dhe qëlluan mbi forcat fisnore Hashed të stacionuara në Al-Radwaniyah. Zyrtarët shëndetësorë dhe të sigurisë në Irak thanë se një grup i lidhur me militantët e Shtetit Islamik ka sulmuar një kullë monitorimi pranë Aeroportit të Bagdadit, njofton Portalb.mk.

Siç transmeton Evropa e Lirë, zyrtarët thanë se sulmi ka ndodhur të dielën vonë, në një objekt që monitorohet nga një forcë fisnore, me mbështetje të shtetit.

“Shteti Islamik sulmoi kullën e monitorimit, duke vrarë pesë anëtarë të fisit Hashed dhe gjashtë banorë lokalë, që shkuan për të ndihmuar”, tha një burim i sigurisë për AFP-në.

Së paku tetë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup.

Bagdadi e ka deklaruar Shtetin Islamik të mundur në vitin 2017, por Qeveria irakiane, e mbështetur nga Perën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button