Nesër në Sofje do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, kryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Nesër më 10 nëntor, liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në samit në Sofje, ku duhet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale. Samiti në Sofje mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa me të kryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, njofton Portalb.mk.
“Për shkak të gjendjes aktuale me COVID-19 në Republikën e Bullgarisë, Samiti është organizuar pa prezencë fizike të mediave dhe pjesa më e madhe e mysafirëve të paraparë dhe liderëve evropian do të marrin pjesë online”, njoftojnë nga Qeveria

Në fund të Samitit, njoftojnë nga Qeveria, është paraparë konferencë për shtyp në të cilin fjalim do të mbajnë Kryeministri Zoran Zaev, Kryeministri Bojko Borisov dhe Kancelarja Angella Merkel.

Treshja që do të hapë zyrtarisht samitin që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit është kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu (gjatë 2 viteve të fundit RCC është një prej institucioneve më të rëndësishme në rajon) dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button