RMV, Osmani bën thirrje për qetësi në negociatat me BE-në: Jemi shumë afër afër për të lejuar që ta humbim këtë shans (Video)

Tek vendetanëtare të BE-së dhe tek Bullgaria ekziston ndjenjë e përgjegjësisë dhe nevojë për gjetje të zgjidhjes, thotë shefi i diplomacisë Bujar Osmani në video-mesazhin e postuar në profilin e tij në Fejsbuk, njofton Portalb.

Osmani bëri thirrje për qetësi dhe përgjegjësi lidhur me fillimin e pritur të negociatave me BE-në dhe kushtëzimet nga Bullgaria për kornizën negociuese.

“Të jemi të qetë dhe të përgjegjshëm. Shumë investuam, shumë arritëm dhe më e rëndësishmja është se jemi shumë afër për të lejuar që ta humbim këtë shans”, thekson Osmani në video-mesazhin e shkurtër.

Jam i vetëdijshëm, potencon ai, se po hyjmë në një fazë shumë të ndjeshme në të cilën secili nga ne i numëron ditët dhe presim epilog të dinjitetshëm të integrimeve tona evropiane.

“Besoni, këto ndjenja të përziera tek unë janë akoma më të përforcuara. Tre vite i kam zhvilluar integrimet evropiane dhe çdo mëngjes jam zgjuar me një mendim të vetëm – t’i fillojmë negociatat. Kjo është njerëzore dhe normale, por nuk guxon të na sjellë deri në dështim. Kemi investuar shumë, kemi arritur shumë. Thjeshtë, jemi shumë afër që të lejojmë ta lëshojmë këtë shans. Ne nuk kemi marrë besim për të treguar mllef ose për të projektuar mllef, por që të kërkojmë zgjidhje. Kemi shumë miq, që duan të na ndihmojnë. Me shumë vende nga përputhen interesat”, porositi Osmani.

Apeloj, thotë ai, për qetësi, për shkak se diskursi publik jo gjithmonë i përputhet realitetit politik

“Edhe tek vendet-anëtare të BE-së, edhe tek fqinjët tanë në Bullgari ekziston ndjenja e përgjegjësisë dhe nevoja për të gjetur zgjidhje. Andaj, asnjëra palë nuk guxon të lëshon këtë moment historik, i cili është në interes tl tl gjithëve”, porositi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button