RMV, Gashi: Shumicën e brishtë duan ta mbulojnë me seanca onlajn (Video)

Dy-tre deputetë nga shumica nuk vijnë asnjëherë, disa janë të sëmurë, disa të infektuar, kështuqë ata dëshirojnë këtë ta mbulojnë me seanca onlajn, theksoi kryetari i Alternativës Afrim Gashi në intervistën e të dielës në REL  në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.

“Ne jemi kundër atyre seancave onlajn. Ne jemi të vetëdijshëm dhe qytetarët janë të vetëdijshëm se shumica është e brishtë dhe sot nuk kanë 62 deputetë që të çojnë deri në fund diçka në Kuvend. Po të ishim në kushte normale, kur Kuvendi do të ishte stabil, ndoshta në pjesën e parandalimit dhe ballafaqimit me Kovid-krizën do të ishte normale që kjo të realizohet, në këtë kontakst. Por kur e dini kontekstin dhe prapavijën, ndërsa e dini se ai është mbulim i shumicës së brishtë, ju duhet të ballafaqoheni me të dhe të thoni se ajo nuk është normale”, thotë Gashi.

Ai shton se dëshirojnë që Kuvendi të funksionojë, por të dëgjohet edhe zëri i tyre.

“Disi kjo qasje se fituesi fiton gjithçka, ndërsa humbësi humb gjithçka, do të thotë vetëm sepse keni 62 deputetë, nuk dëshironi të dëgjoni aspak se çfarë mendon opozita, nuk dëshironi të pranoni as një mandat, dëshironi ekskluzivitet në qasjen me ballafaqimin me Kovid, kjo është qasje e gabueshme, nuk sjell të mirë as për shtetin, e as në ballafaqimin me krizën-Kovid, për këtëqëllim nëse kemi paraqitje të na sëmuren shumë deputetë do të duhet të koordinohemi dhe të gjejmë mënyrë se si do të funksiononim”, thotë Gashi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button