Brazhe: Maqedonia e Veriut nga konsument sigurie u bë inkubator i sigurisë për më pak se 20 vite

Maqedonia e Veriut nga konsument sigurie u bë inkubator i sigurisë për më pak se 20 vite. Kjo është arritja më e rëndësishme edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Aleancën Veriatlantike, deklaroi Baiba Brazhe, ndihmës-sekretare e përgjithshme e NATO-s për diplomaci publike në intervistë për European Western , njofton Portalb.

“Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është rezultat i bashkëpunimit të fuqishëm shumëvjeçar dhe i ndërsjellë – me vendosmëri dhe përkushtim në reformat e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, që solli deri në përforcim të sigurisë së vendit. Kryeministri sërish i zgjedhur Zoran Zaev ishte në selinë e NATO-s. Kjo ishte mundësi e rëndësishme që të shënohet arritja historike e vendit. Maqedonia e Veriut iu bashkëngjit si shtet sovran Aleancës së fuqishme, me karrige në tryezën tonë dhe me votë të barabartë në formësimin dhe sjelljen e vendimeve”, thotë Brazhe.

Potencon se Maqedonia e Veriut, si anëtare e plotfuqishme, vazhdon konsiderueshëm të kontribuojë drejt përpjekjeve kooperative të sigurisë në shumë vatra të ndryshme lufte. Shton se ka ushtarë të cilët shërbejnë në Afganistannë kuadër të misionit të NATO-s “Mbështetje vendimtare”, të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat afgane. Gjithashtu, merr pjesë në përpjekjen kolektive që ta mbështesë qëndrueshmërinë e tyre financiare kështuqë kontribuon në fondin kreditor të NATO-s për ushtrinë afgane. Paradokohe gjithashtu u inkuadrua në misionin paqesor edhe në Kosovë.

“Jo gjatë pas inkuadrimit, Maqedonia e Veriut mund të përjetojë se çka do të thotë të jesh pjesë e NATO-s kështuqë u bë një nga aleatët të cilëve u nevojitej mbështetje të cilën Kovid-19 e goditi vendin pandemia globale qartë tregon se në kohëra të këtilla, miqtë dhe aleatët janë më të rëndësishëm se çdoherë. Maqedonia e Veriut nuk qëndronte vetëm gjatë krizës me koronavirusin”, thekson Brazhe.

Ajo përkujton se Qendra koordinuese për gjendje të jashtëzakonshme e NATO-s ofron ndihmë në kohë dhe të koordinuar për vendin ku ku në mënyrë efikase nevojitej, përmes dorëzimit të materialit mjekësor dhe ndihmës financiare që të lehtësohet sistemi shëndetësor i shtetit dhe të shpëtohen jetë njerëzish.

“Nga fundi i tetorit Maqedonia e Veriut mori pako ndihmë Kovid-19 nga rezervat e reja mjekësore të NATO-s, ndërsa kjo përfshinte 60 respiratorë të rinj dhe pajisje tjetër që ishte e nevojshme në vlerë prej rreth 1,4 milionë euro. Siç tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ‘Ky është solidariteti i NATO-s në aksion'”, përfundon ndihmës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s për diplomaci publike, Baiba Brazhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button