Biden fitoi garën për president të ShBA-së: Jam i nderuar që më keni zgjedhur të udhëheq shtetin

Kandidati demokrat Joe Biden ka mposhtur presidentin Donald  Trump në garën për presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e pozicionuar veten për të udhëhequr popullin amerikan të kapluar nga pandemia historike dhe trazirave ekonomike dhe shoqërore, transmeton Portalb.mk.

Fitorja e tij, siç shkruan AP, vjen pas një pasigurie që ka zgjatur më shumë se tre ditë, sa ka zgjatur numërimi i votave me postë, gjë që ka vonuar përpunimin e të dhënave. Biden ka siguruar 270 vota të Kolegjit Elektoral me fitoren në Pensilvani.

Biden i cili është 77 vjeç, do të bëhet presidenti më i moshuar, me inaugurimin e tij në janar në mes të krizës më të keqe të shëndetit publik në 100 vitet e fundit, rënien më të thellë ekonomike që nga viti 1930 dhe tensione në lidhje me racizmin dhe brutaliteti policor që mbetet akoma i pazgjidhur.

Biden, pas fitors në shtetin e Pensilvanisë, që i siguron atij 20 vota të Kolegjit Elektoral, ka bërë edhe reagimin e tij në Twitter, duke thënë se ndjehet i nderuar që populli amerikan zgjodhi atë për president.

“Unë jam i nderuar që më keni zgjedhur që të udhëheq shtetin tonë të mrekullueshë. Puna që na pret përpara do të jetë e rëndë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem presidenti për të gjithë amerikanët – pavarësisht se a keni votuar për mua ose jo”, ka shkruar Biden në profilin e tij në Twitter.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button