Kakaraçanov: Ata kanë pasur kontest me Greqinë 28 vite edhe ne jemi të gatshëm për bisedime po aq të gjata

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme t’i fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në, sepse Qeveria në Shkup më shumë se tre vite tenton të mos e zbatojë Marrëveshjen me Bullgarinë, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, nuk është arritur përparim në asnjë nga pikat e kësaj marrëveshje, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017.

“Nuk mund të kuptojë pse disa vëzhgues të jashtëm i përziejnë punët. Bullgaria nuk aplikon për anëtarësim. Bullgaria është vend anëtar, Maqedonia aplikon për anëtarësim në BE dhe duhet të jetë e qartë se obligimet që i ndërmerr me nënshkrimin e marrëveshjeve, siç është Marrëveshja në Shkup e 1 gushtit 2017, duhet të respektohet. Në Maqedoni duket se ekziston dhe vazhdon të ekzistojë ideja se dikush do të ushtrojë presion mbi Bullgarinë në moment të fundit dhe se Bullgaria do të lëshoj pe”, deklaroi Karakaçanov në intervistë për emisionin “Bruksel 1” në AV TV.

Ai ka pranuar se ka tentime që Bullgaria të bindet në një ose tjetër mënyrë, që të lëshoj pe po, sipas tij, ajo i mbron interesat e saja nacionale.

Sipas tij, vendi kur tani është kandidate për anëtarësim “sillet në mënyrë agresive”, duke treguar “pretendime të dukshme drejt Bullgarisë – për pakicat, vjedhjen e historisë, gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë”.

“Paramendojeni Shkupin nesër në BE – kush do të ketë dobi prej asaj? Bullgaria definitivisht do të humb nëse ka fqinj si Maqedonia, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe e cila ka një ton dhe sjellje të tillë”, tha ministri bullgar.

Ai parasheh se vetoja bullgare për kornizën negociuese do të paraqesë “dush të ftohtë” për vendit.

“Shpresoj se ky dush i ftohtë do t’i detyrojë të heqin dorë nga iluzionet, të vetëdijesohen dhe të ulemi në tavolinë dhe me dialog të sinqertë si njerëz të cilët kanë histori të përbashkët dhe flasim në gjuhën e njëjtë. Pres të jetë ashtu. Nëse jo – nuk ka problem, ne nuk shpejtojmë. Ata kanë pasur kontest 28 vjet me Greqinë. Ne jemi të gatshëm për bisedime po aq të gjata”, tha Karakaçanov.

Bullgaria e bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, duke kërkuar që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgaree dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button