fbpx

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i rasteve pozitive me koronavirusin e ri(COVID-19), pasi në 24 orët e fundit është regjistruar shifër rekord me 489 raste të reja, ndërkohë 6 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency(AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 23.210 dhe numri i të vdekurve në 549.

Në orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 11.861 dhe raste aktive janë aktualisht 10.800.

Aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 135.245 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close