fbpx

Një sëmundje e paidentifikuar ka vrarë 57 persona në Nigeri

Të paktën 57 njerëz kanë vdekur në Nigerinë juglindore pas shpërthimit të një sëmundjeje të paidentifikuar, tha media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sëmundja shpërtheu në komunitetin Ette të shtetit Enugu në fillim të shtatorit dhe u përhap në komunitetin fqinj Umuopu, ku 20 njerëz kanë humbur jetën, tha e përditshmja lokale Vanguard, duke cituar një zyrtar qeveritar.

Vincent Oshomi, zyrtar i Mbikëqyrjes dhe Njoftimit të Sëmundjeve në rajon, tha se para të vjellave me gjak, viktimat treguan simptoma të diarresë dhe spazmave, duke shpjeguar se po dyshonin për kolera ose ethet Lassa.

“Nga shtatori deri më tani, të paktën 37 persona kanë vdekur në komunitetin Ette”, ndërsa komuniteti Umuopu, i cili është në kufi me komunitetin me Ette, gjithashtu ka regjistruar 20 vdekje, tha Oshhomi.

Ai tha se shkaku i vdekjeve nuk dihet ende, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë e shtetit Enugu është paralajmëruar për sëmundjen dhe mostrat e viktimave janë mbledhur për diagnostikim dhe trajtim.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close