Pendarovski urdhëroi angazhimin e ARM-së në trajtimin e pasojave të pandemisë Kovid-19

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Stevo Pendarovski, urdhëroi ushtrinë të angazhojë një pjesë të forcave dhe burimeve të saj si forca të paarmatosura për kryerjen e detyrave për të mbështetur institucionet shtetërore në luftimin e pandemisë Kovid-19, njoftuan nga nga kabineti i presidentit, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë urdhër, i cili hyn në fuqi menjëherë, një pjesë e resurseve dhe fondeve të Ushtrisë do të angazhohen si forca të paarmatosura për të kryer detyra për të mbështetur institucionet shtetërore në trajtimin e pasojave të pandemisë Covid-19″, thuhet në njoftim.

Sipas urdhrit të Presidentit Pendarovski, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të angazhojë forca dhe mjete mjekësore për mbështetje e punës së institucioneve shëndetësore dhe qendrave të Ministrisë së Shëndetësisë, transportin e mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore.

“Ushtria gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës së magazinës për ruajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore, vendosjen e shatorëve dhe lloje të tjera të tjera të kapaciteteve akomoduese të destinuara për trajtimin e njerëzve të sëmurë, si dhe për dezinfektimin e hapësirave e dhe sipërfaqeve”, qëndron në kumtesën e kabinetit të presidentit Pendarovski.

Për të kryer këto detyra, thonë nga zyra e presidentit, shtabi i përgjithshëm i Armatës, është i detyruar të përgatitet për angazhimin e forcave mjekësore, të transportit dhe forcave të njësisit për Mbrojtje atomike biologjike dhe kimike. Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në të kaluarën në të njëjtën bazë ligjore ishte angazhuar në mënjanimin e pasojave të katastrofave natyrore dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore në gjendje paqeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button