Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi iu konfirmua aktakuza nga Specialja (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Këtë e njoftoi vetë ai përmes një konference për media, ku u shpreh se nuk do të lejojë që para gjyqit të dalë presidenti, prandaj edhe po jep dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Portalb.mk.

Pas njoftimit për ngritjen e aktakuzës nga ana e Speciales në qershor të këtij viti, Thaçi ishte zotuar se do të jap dorëheqje nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.

“Ashtu siç kam premtuar, nuk do te lejoj që para gjyqit të dal presidenti. Unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ftoj forcat politike të dëshmojnë maturinë që kërkon koha dhe të mos lejojnë të thellohemi në krizë kushtetuese e institucionale”, deklaroi Thaçi.

Ai kërkoi forcat politike të dëshmojnë maturinë që kërkon koha dhe të qëndrojnë të bashkuar. Thaçi falenderoi ShBA-të dhe tërë aleatët e Kosovës në botë. Asnjë sfidë nuk mund të cënojë partneritetin ton, u shpreh presidenti.

“Më lejoni t’ju falenderoj për solidaritetin dhe mbështetjen në këtë periudhë kohore. Ju ftoj ta ruani qetësinë dhe të shmangni çdo lloj manifestimi publik me motiv mbështetës apo protestues. Ju faleminderoj për besimin që më keni dhënë, kjo nuk eshte lamtumirë por mirupafshim, ky është premtim per ju”.

Ai u shpreh se këto nuk janë momente te lehta për të, por se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Janë momente jo të lehta për mua, dhe për juve që keni besuar dhe mbështetur në këto 3 dekada për liri. Do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe jam në dispozicion të drejtësisë. Sot më shume se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje të mos e humbisni durimin, shpresën dhe besimin”, tha Thaçi

Sot është konfirmuar aktakuza e datës të cilën më 24 qeshor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Thaçi ka gjatë kohës së luftës ka qenë udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit, aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit i është konfirmuar edhe presidentit Thaçi.

Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pas luftës, si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ai ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai aktualisht është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Nisma dhe nuk kryen ndonjë funksion shtetëro. Ai dje pas bastisjes së banesës dhe shtëpisë, është shoqëruar përnë Hagë ku edhe duhet të fillojë procesi gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button