fbpx

Twitter fshehu postimin e Trumpit, etiketoi atë të kryeministrit Slloven, ndërsa mbylli llogarinë e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit

Twitter ka vënë në shënjestër postime dhe llogari të figurave politike botërore. Një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Twitter fshehu një postim të presidentit Donald Trump, në të cilin ai kishte shkruar se avantazhi i tij në shtetet kyçe, të udhëhequra nga demokratët, “ka nisur të zhduket me magji”, njofton Portalb.mk.

Twitter ka ndërmarrë veprim të ngjashëm edhe ndaj një postimi tjetër, në të cilin Trump ka thënë se kundërshtarët e tij “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”, shkruan Evropa e Lirë.

Të dyja mesazhet janë tani të fshehura pas paralajmërimeve se këto pretendime janë të diskutueshme dhe mund të jenë çorientuese.

Twitter e ka etiketuar edhe një postim të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, në të cilin ai e përgëzoi Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Burimet zyrtare mund të mos i kenë shpallur rezultatet kur kjo është postuar”, ka shkruar Twitter nën postimin e tij.

Twitter mbylli edhe llogarinë e Ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov të mërkurën vonë, duke ngritur dyshime për paragjykim midis përdoruesve.

Gjigandi i mediave sociale, u paragjykua si pro-armen nga populli i Azerbajxhanit, i cili i bëri thirrje kompanisë për të riaktivizuar llogarinë e diplomatit të lartë.

Twitteri nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë përveç faktit se mbi llogari paraqitet shkrimi “Llogaria është mbyllur. Twitter mbyll llogaritë që nuk zbatojnë rregullat”.

Pas këtij veprimi të Twitterit shumë azerbejxhanas filluan thirrjen me thurrjet “Riaktivizoni lloarinë e Jahjunit”, dhe duket se pas këtij reagimi nga publiku Twitteri e ka hapur logarinë e tij, por pa dhënë sqarim pse u mbyll.

Kompania Twitter rreth një muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, paralajmëroi se do të heqë mesazhet që u bëjnë thirrje njerëzve të ndërhyjnë në procesin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara ose zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve, përfshirë përmes dhunës, pasi kompania gjithashtu njoftoi më shumë kufizime për të ngadalësuar përhapjen e keqinformimit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close