Sulmi në Vjenë, Austria pranoi se nuk kishte vepruar në lidhje me paralajmërimin e Sllovakisë për sulmuesin në Vjenë

Ministri i brendshëm i Austrisë ka pranuar se u ka ardhur një paralajmërim nga Sllovakia verën e kaluar   në lidhje me sulmuesin që vrau katër persona dje në qendër të Vjenës, njofton Portalb.mk.

Policia Sllovake në qershor, njofton BBC, informoi autoritetet austriake se “persona të dyshimtë” nga Austria donin të blinin municion, por u refuzuan sepse nuk kishin leje. Sulmuesi, i identifikuar si 20-vjeçari Kujtim Fejzulai, po udhëtonte për në Sllovaki për të blerë municione Kallashnikov AK-47 por u kthye me duar të zbrazëta. Policia Sllovake tha se ata menjëherë informuan homologët e tyre austriakë, duke mos pranuar të komentojnë më tej.

“Informacioni u hetua nga shërbimi i brendshëm i inteligjencës, por nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër. “Padyshim që kishte probleme komunikimi dhe ne do ta shqyrtojmë atë,” tha Ministri Carl Nehammer.

Të shtënat në Vjenë vranë një student 24-vjeçar nga Gjermania, një burrë dhe një grua nga Austria, të moshës 39 dhe 44 vjeç, dhe 21-vjeçarin Nexhip V., i cili ishte me origjinë nga Maqedonia, si dhe sulmuesin. Të plagosur mbetën 23 persona, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në Austri dhe dy në Zvicër.

Ndryshe, tre ditë më parë në sulmet me armë në kryeqytetin austriak Vjenë, mbetën të vdekur katër persona, ndërsa shtatëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, disa rëndë – pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button