Reporters lab: Numri aktiv i verifikueseve të fakteve në botë për herë të parë është mbi 300 (Infografik)

Numri i verifikuesve aktiv të fakteve nëpër botë kaloi 300 – rreth 100 më tepër se sa që numëroi hulumtimi i “Duke reporters” para një viti, shkruan, “Reporters lab”, transmeton Vërtetmatësi.

Një pjesë e kësaj rritje ka të bëj me zgjedhjet në SHBA, ku në bazën globale të të dhënave dhe hartën e “Reportes lab” mund të gjendjen rreth 58 projekte për verifikim të fakteve. Kjo është dyfish më tepër se në çdo vend tjetër dhe një e pesta e numrave të tanishëm në botë: 304 në 84 vende.

Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA (2016) vepruan si paralajmërim për efektet e dezinformatave, në veçantë në rrjetet sociale. Por, këto problem nuk ishin vetëm në Amerikë. Nga votimi për Brexit në Britaninë e Madhe në vitin 2016 deri te pandemia me virusin korona këtë vit, ngjarjet nëpër tërë botën sollën deri te projektet e reja për verifikimin e fatkteve të cilat detektojnë dezinformatat, zbulojnë mashtrimet dhe ndihmojnë opinionin që të idetifikojë të pavërtetat. 

Përsëri, në katër vitet e fundit, rritja në SHBA ishte e dobët – së paku në krahasim me pjesët tjera të botës, ku Facebook, Whatsapp dhe Google angazhuan verfikuesit e fakteve që të ndihmojnë në verifikimin e dezinformatave nëpër platformat e tyre.

Në këtë periudhë ka pasur rritje të madhe të verifikuesve të fakteve nëpër Evropë dhe në Azi. Në disa vende aziatike u shënuar rritje e madhe, për shembull, në Indonezi, nga 3 në 9 verifikues të fakteve, në Korenë e Jugut nga 3 në 11, në Indi nga 3 në 31. 

Në shembullin në vazhdim mund të shihet tabela ku janë shfaqur numrat e verifikuesve të fakteve në vitin 2016 dhe 2020: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button