Me ngjyrat e flamurit të Francës dhe Austrisë u ngjyros objekti i MPJ-së në Maqedoninë e Veriut

Ministria e punëve të jashtme ka raportuar se në shenjë solidariteti me Francën dhe Austrinë, ka ngjyrosur objektin e Ministrisë së punëve të jashtme me ngjyrat e flamujve të këtyre shteteve, transmeton Portalb.mk.

“Dërgojmë mesazh brenda vendit, por edhe në botë – se këto ngjarje tragjike nuk mund të na frikësojnë, por mund të na bashkojnë”, u shpreh ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.

Ai theksoi se përmes ndriçimit të objektit, shprehim ngushëllime dhe solidaritet me miqtë francez dhe austriak.

“Por ne jemi më të fuqishëm se sa urrejtja dhe terrori dhe së bashku do ta luftojmë këtë betejë. Dërgojmë mesazh brenda vendit, por edhe në botë – se këto ngjarje tragjike nuk mund të na frikësojnë, por mund të na bashkojnë”, deklaroi Osmani.

Gjithashtu, Bujar Osmani, Ministri për punë të jashtme në RMV dje bisedoi me Georg Woutsas, Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Austrisë në RMV, ku i shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe ngushëllime për viktimat.

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka pranuar dje nga policia austriake Kërkesë për bashkëpunim dhe informata për sulmin terrorist që ndodhi dje në Vjenë. MPB-ja sqaroi gjithashtu se në lidhje me rastin kanë diskutuar edhe dy kryeministrat, Sebastina Kurz dhe Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button