Sfida globale për drejtësi 2021 është e hapur deri më 11 dhjetor

Sfida globale për drejtësi 2021 është konkurs global për të identifikuar, njohur dhe promovuar praktika dhe projekte dhe politika me ndikim të lartë, të cilat e mbrojnë dhe promovojnë shtetin e së drejtës në kohë krizash të paparashikuara, njofton Portalb.mk.

Sfida është të mbrohet sundimi i ligjit nga kërcënimet e menjëhershme që u krijuan nga pandemia globale kovid-19 dhe të rivendoset sundimi i ligjit në planin afatgjatë. Qëllimi i konkursit është të mbështesë dhe përshpejtojë përhapjen e projekteve me cilësi të lartë dhe politikat e sundimit të ligjit dhe të inkurajojë pranimin e tyre nga politik-bërësit dhe palët e interesuara në sundimin e ligjit.

Konkursi është multidisiplinar dhe i hapur për lloje të ndryshme të organizatave, duke përfshirë: shoqërinë civile, organizatat jofitimprurëse, sipërmarrësit socialë, agjencitë kombëtare dhe multilaterale qeveritare, qeveritë lokale, bizneset e sektorit privat dhe firmat ligjore nga kudo në botë.

Të drejtë për të aplikuar në konkurs kanë gjithë individët, organizatat dhe entitetet dhe atë mund ta bëjnë duke parashtruar aplikacion në anglisht.

Aplikacionet mund të dorëzohen deri më 11 dhjetor 2020. Për gjashtë projekte që tregojnë rezultate të provuara dhe premtojnë përparim, shumëzim dhe shkallëzim në të ardhmen, do të jepen shpërblime në para prej nga 20.000  dollarë amerikan për secilin.

Pesë fitues do të zgjidhen nga një komitet i përbërë prej gjykatësve me përvojë, ndërsa një fitues do të zgjidhet me vota nga rrjeti WJP për frymëzimin dhe ndikimin e tij. Projektet përfundimtare do të publikohen në ueb-faqen e WJP dhe do të shfaqen në prezantime rajonale virtuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button