fbpx

Studim: Deri në 82 % e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 kishin mungesë të kësaj vitamine

Që nga fillimi i pandemisë me koronavirusin e ri, ekspertët kanë përmendur një lidhje të mundshme midis mungesës së vitaminës D dhe formës së rëndë të COVID-19. Vitamina D luan rol të madh në imunitetin tonë dhe kjo është arsyeja pse shkencëtarët menduan se mund të ketë ndonjë lidhje, shkruan Panacea.mk.

Studiuesit spanjollë nga Universiteti i Cantabria dy ditë më parë publikuan një studim që konfirmoi më tej se rreth 82 për qind e pacientëve të shtruar në spital me koronavirus kanë mungesë të kësaj vitamine, të cilën ne zakonisht e marrim kur ekspozohemi në diell, por duke pasur parasysh faktin që vite më parë paralajmëronte se “nuk është aq e shëndetshme”, për shkak të melanomës, nuk është për t’u habitur që vitamina D është gjithnjë e më e mangët te njerëzit.

Studiuesit spanjollë ekzaminuan 216 pacientë me COVID-19 në një spital dhe zbuluan se 82 përqind e tyre kishin mungesë të vitaminës D, ndërsa vetëm 18 përqind e pacientëve të shtruar në spital kishin nivelin e nevojshëm të të gjithë ushqyesve të tjerë.

Nga pacientët e monitoruar me mungesë të vitaminës D, 44 prej tyre u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv, sepse pas një kohe në spital, gjendja e tyre u përkeqësua, ndërsa 37 përfunduan në aparat respirator. Kjo është arsyeja pse ekspertët spanjollë u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin doza shtesë të vitaminës D gjatë pandemisë, pasi kjo rrit shanset që sëmundja e mundshme COVID-19 të jetë në një formë më të butë dhe që ata të mos shtrohen në spital.

Ky studim spanjoll është vetëm një në rradhë. Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kohët e fundit botuan një studim të 5 000 vullnetarëve që morën vitaminë D për gjashtë muaj dhe u monitoruan për të parë nëse ajo mund të mbronte njerëzit nga infeksioni ose të paktën nga forma e rëndë e sëmundjes. Dozat shtesë të vitaminës D është treguar të kenë përfitime dhe efekte të mëdha shëndetësore.

“Trajtimi i mungesës së vitaminës D është veçanërisht i rëndësishëm te pacientët e moshuar dhe me rrezik të lartë me sëmundje kronike të tilla si diabeti”, tha Dr. Jose Hernandez i Universitetit Santander.

Mjekët shtojnë se ka prova të shumta se vitamina D është e rëndësishme në rregullimin dhe parandalimin e përgjigjes inflamatore të citokinës të qelizaverespiratore dhe makrofagëve ndaj patogjenëve të ndryshëm, përfshirë edhe viruset e frymëmarrjes.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close