Gjykata ia mori pasaportën ish drejtoreshës së Agjencisë Nacionale, Lidija Dimova

Gjykata Themelore Penale në Shkup, vendosi që t’ia marrë pasaportën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit ish drejtoreshës së Agjencisë Nacionale për programe arsimore evropiane, Lidija Dimova, e cila është e dyshuar në hetimin që ka hapur Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për keqpërdorime të parave nga ky agjencion. Përveç Dimovës, dokumentet e udhëtimit i janë marrë edhe të dyshuarit që ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i agjencisë, Aleksandër Goçev, transmeton Portalb.mk.

PTHP për krim të organizuar dhe korrupsion hapi hetim për Dimovën dhe tre persona të tjerë. Të dy sot u thirrën në gjykatë në lidhje me kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masave, pas çka gjykatësi i procedurës paraprake vendoi që t’ua marrë pasaportat.

Përveç kësaj mase, u është caktuar edhe detyrim për paraqitje në gjykatë dhe ndalesë për kryerje të veprimtarive të caktuara të punës. Të hënën, pa pasaportë ngeli edhe pronari i V.E.Z. Trade, Zoran Zllatkovski.

Prokuroria i ka kërkuar këto masa, që të sigurojë prezencën e tyre dhe për zhvillim të pa penguar të procedurës penale.

Javën e kaluar, Prokuroria Publike  hapi hetim kundër Dimovës dhe disa personave të tjerë, pas padisë së dorëzuar penale nga Policia financiare për keqpërdoriom, mashtrim dhe dëmtim prej mbi 400 mijë euro të holla evropiane.

Krahas Dimovës, në këtë rast janë të përfshirë edhe pronari i Shoqatës për tregti dhe shërbime “V.E.Z. trejd” Zoran Zllatkovski, bashkëpunëtori i jashtëm me iniciale A.G. dhe A.P., si arkëtar në Agjencinë nacionale.

Tre nga personat, njofton Prokuroria në kumtesë, dyshohen se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale mashtrim në dëm të mjeteve të Komunitetit evropian, ndërsa Dimova në mënyrë plotësuese është e dyshuar edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Personi i katërt është i dyshuar për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

Pa i theksuar konkretisht personat, nga Prokuroria njoftuan edhe se për tre personat janë kërkuar masa kujdesi, midis të cilave edhe marrje të pasaportave.

Në të njëjtën ditë, Lidija Dimova u  shkarkuar nga funksioni drejtoreshë e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button