Ka arritur në 114 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Numri i jetëve të humbura nga tërmeti i fuqishëm që javën e kaluar goditi qytetin turk Izmir është rritur në 114, njofton Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë janë lëshuar nga spitalet.

Pas tërmetit me magnitudë 6,6, që goditi qytetin me mbi 4,3 milionë banorë, janë regjistruar 1.713 dridhje të tjera, 45 prej të cilave më të fuqishme se 4 ballë.

Si pasojë e tërmetit u lënduan 1.035 persona, ndërsa ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në 2 ndërtesa.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin e vitit 1999 me magnitudë 7,6 në Marmara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button