Ndërruan jetë tetë pacientë me Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë u regjistruan gjithsej 334 raste të reja me Kovid-19 dhe 81 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë.

Në këtë periudhë janë realizuar 1621 testime.

“Numri total i rasteve pozitive është 20.999 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562”, raportoi Instituti.

Instituti raportoi se rastet e reja vijnë 157 raste nga komuna e Prishtinës, Gjilani 37 raste, komuna Pejës 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button