fbpx

Twitter, Facebook, Google masa kundër keqinformimit në ditën e zgjedhjeve në SHBA

Ndërsa votuesit amerikanë presin rezultatet që do të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, Twitter, Facebook, Google dhe firma të tjera në internet do të jenë të zëna duke bërë diçka tjetër: monitorimin i faqeve të tyre dhe marrjen e vendimeve për të përcaktuar se cilat postime janë pjesë të fushatave të keqinformimit dhe kur duhet të ndalohen, transmeton VOA.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave firmat e internetit u kritikuan për lejimin e aktorëve të sponsorizuar nga të huaj të përdorin rrjetet e tyre për të përhapur dezinformata, ato u zotuan të ndërmarrin hapa për të mbrojtur më mirë faqet e tyre.

Menjëherë pas fillimit të pandemisë së koronavirusit, kompanitë filluan të trajtonin më drejtpërdrejt dezinformatat në lidhje me krizën shëndetësore, thonë vëzhguesit, dhe përdorën mënyra më të automatizuara për të monitoruar përmbajtjen, si inteligjenca artificiale.

Këto praktika tani po përdoren në përpjekjet për të trajtuar dezinformimin që lidhet me zgjedhjet, tha Spandana Singh, një analiste e politikave në Institutin e Teknologjisë së Hapur të Amerikës së Re.

“Një numër politikash dhe praktikash që ato miratuan për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara erdhën kryesisht nga mësimet e nxjerra në përgjigjen e tyre ndaj keqinformimit në lidhje me COVID-19”, tha ajo.

Tani që kanë sinjalizuar më shumë gatishmëri për të trajtuar dezinformimin, firmat e teknologjisë po manovrojnë në një rrugë të ngushtë dhe të ndërlikuar: të marrrin hapa për të ndaluar përhapjen e dezinformatave në lidhje me zgjedhjet apo të lejojnë njerëzit që të shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre, pavarësisht nëse ato janë të vërteta apo gënjeshtra.

A janë ata të gatshëm?

Spandan Singh thotë se kompanitë e internetit i qasen monitorimit të përmbajtjes tani me më shumë nuancë, që tejkalon thjesht marrjen e një vendimi për të hequr përmbajtjet e dëmshme ose mashtruese.

Ata po etiketojnë disa përmbajtje që janë të debatueshme dhe, në disa raste, “duke i nënvlerësuar përmbajtjet përmes algoritmeve”, tha ajo.

Por është e pamundur të dihet se sa të përgatitur janë firmat e internetit për ditën e zgjedhjeve, thotë ajo.

“Për shkak se ato nuk ofrojnë shumë transparencë dhe përgjegjësi rreth përpjekjeve të tyre dhe çfarë ndikimi kanë këto përpjekje, është me të vërtetë e vështirë të kuptohet nëse ato (firmat) janë vërtet të gatshme”, tha ajo.

Masa emergjente

Twitter ka filluar t’i etiketojë disa postime që përmbajnë fakte të dyshimta rreth çështjeve zgjedhore, për t’i nxitur përdoruesit që për çështjen në fjalë të gjejë informacion të besueshëm dhe ka thënë se kandidatët nuk do të lejohen të bëjnë postime në të cilat pretendojnë se kanë fituar zgjedhjet para shpalljes së rezultateve.

Facebook tha se mund të përdorë të ashtuquajturën “alternativë urgjente”.

Kompania nuk e ka shpjeguar me hollësi se çfarë nënkupton kjo. Por Wall Street Journal raportoi se kompania mund të kthehet në masa të marra në Sri Lankë dhe Mianmar, si çaktivizimi i mesazheve në lidhje me informacione të rreme rreth rezultateve të zgjedhjeve ose ndalimin e postimeve virale që përhapin mesazhe dhune ose lajme të rreme.

“Ky cikël zgjedhor është me të vërtetë një terren i mirë prove për një numër politikash dhe praktikash të reja”, tha zonja Singh. “Nëse ato janë efektive, unë mendoj se ato do të fillojnë të zbatohen në nivel global.”

Një problem me keqinformimin në internet është se ai mund të përhapet gjerësisht, para se mediat sociale, të cilat janë gjithashtu të ndjeshme ndaj pretendimeve se po censurojnë disa pikëpamje, të vendosin të veprojnë, thotë Shannon McGregor, profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

“Unë shqetësohem nëse ato do të jenë në gjendje të veprojnë me shpejtësinë e duhur në varësi të asaj që po ndodh në periudhën tonë paszgjedhore”, tha ajo.

Ndërsa votuesit amerikanë vendosin mbi drejtimin e ardhshëm të vendit, zgjedhjet e së martës janë një tjetër test për të parë nëse mediat sociale po e ndihmojnë apo po e dëmtojnë procesin demokratik.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close