Austria kërkoi informata për tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, Zaev dhe Kurc biseduan në lidhje me rastin

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka pranuar sot nga policia austriake Kërkesë për bashkëpunim dhe informata për sulmin terrorist që ndodhi dje në Vjenë, transmeton Portalb.mk.

“Sot nga policia austriake, përmes Europolit, në MPB është dorëzuar kërkesa për bashkëpunim dhe informacioni në lidhje me sulmin terrorisit që ndodhi dje në Vjenë. Nga lista e policisë austriake, është konfirmuar se tre persona përveç shtetësisë austriake, kanë edhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raportojnë nga MPB-ja.

Raportohet se në listë janë: K.F. (lindur në Modling, Austri), A.G. (lindur në Sent Polten, Austri) dhe U.A. (lindur në Vjenë, Austri)

Lista austriake përveç në MPB, është dorëzuar edhe në shtetet tjera.

“Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar, pranë MPB-së, menjëherë është vendosur në gatishmëri të kolegëve nga Austria, dhe intenzivisht bashkëpunojmë në të gjitha elementet e lidhura me këtë rast”, sqarojnë nga MPB-ja.

MPB-ja sqaroi gjithashtu se në lidhje me rastin kanë diskutuar edhe dy kryeministrat, Sebastina Kurz dhe Zoran Zaev, ku ky i fundit shprehu gatishmërinë për bashkëpunim.

Gjithashtu, Bujar Osmani, Ministri për punë të jashtme në RMV sot u takua me Georg Woutsas, Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Austrisë në RMV, ku i shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe ngushëllime për viktimat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button