fbpx

10 tonët e fundit të mbetjeve kimike nga OHIS do të shkatërrohen në Francë

10 tonët e fundit të mbetjeve të ndryshme kimike nga OHIS-i do të dërgohen për djegie në Lyon, Francë. Ata qysh në mars duhej të largoheshin për “Valorek Servisis” në Bazel, Zvicër, por pandemia e Kovid-19 dhe mbyllja e kufijve i shtynë eksportet. Ndërkohë, kontrata me inseneratorin zviceran ka skaduar, sikurse që ka skaduar edhe leja për transport ndërkombëtar të kimikateve të rrezikshme, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për 4.6 ton iniciatorë dhe 5.2 ton kimikate të panjohura që nga marsi qëndrojnë në një depo në OHIS që, të paketuara në paketim ADR dhe të gatshme për transport. Këto, pas eksportit të klorurit të vinilit, në fillim të tetorit, janë sasitë e fundit të kimikateve të rrezikshme, të cilat duhet të dërgohen për shkatërrim në kuadër të “Projekti për heqjen e sigurt të substancave kimike nga vendet dhe impiantet e prodhimit në rrethin e SHA “OHIS” të cilin po e realizon kompania “Ekcocentar 97”. Nga atje informojnë se për momentin procedura për marrjen e lejes së re të transportit është në proces, e pastaj këto sasi do të eksportohen për shkatërrim. Me këtë, pas më shumë se një viti e gjysmë, projekti do të përfundojë.

“Kontrata me inseneratorin nga Bazeli ka skaduar dhe sasia e mbetur e mbetjeve të rrezikshme do të eksportohet në një insenerator afër Lyon, Francë, me të cilin kemi lidhur marrëveshje për bashkëpunim. “Ekocentar 97″ tashmë e ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për Notifikim, gjegjësisht licencën e eksportit, tek ministritë kompetente të secilit prej vendeve transit Serbi, Hungari, Austri dhe Gjermani, si dhe në vendet eksportuese, Maqedoninë Veriore dhe të importit, Franca. Katër nga ministritë kompetente tashmë kanë dhënë përgjigje pozitive, dokumentet po shqyrtohen nga ministritë e tjera kompetente”, informon kompania.

Nga “Ekocentar 97” theksojnë se afati brenda të cilit vendet do të dorëzojnë licencën e eksportit varet nga institucionet e tyre kompetente. Megjithëse leja do të jetë e vlefshme për një vit, kompania tregon se, në koordinim me inseneratorin në Lyon, ata planifikojnë të eksportojnë mbetjet e mbetura sa më shpejt që mundet dhe data e saktë do të përcaktohet pas marrjes së lejes. Me këtë, OHIS do të lirohet nga 64 tonë kimikate të rrezikshme që përmbajnë metanol, monomer akrilonitril, por edhe kimikate të panjohura, të cilat kanë qëndruar në oborr dhe në ndërtesa për dekada dhe paraqesin një rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisit jetësor.

Në fillim të tetorit, u përfundua plotësisht procedura për eksport dhe transport të sigurt të 13 tonë monomeri të rrezikshëm të klorurit vinil, i cili u shkatërrua në një insenerator në Gjermani. Në fillim të prillit të vitit të kaluar, pas riparimit të enëve nën presion me klor, 81 shishe dhe një kontejner u dërguan në një kompani të specializuar në Serbi ku riparuan valvulat e dëmtuara dhe klori u ekstraktua me heqjen e gazit dhe u trajtua. Enët u pastruan nga mbetjet e klorit dhe më pas u kthyen në OHIS. Pastaj, u realizuan katër në pesë eksportet e planifikuara të mbetjeve të rrezikshme. Në janar të këtij viti, u eksportuan 16.7 ton mbetje të rrezikshme nga monomeri i metanolit dhe akrilonitril dhe 17 ton mbetje e rrezikshme të metanolit, pastaj në shkurt, 16 ton mbetje të rrezikshme të metanolit, akrilonitrilit dhe kimikatet e mbetjeve me përbërje të panjohur, ndërsa në mars 14 ton kimikate të panjohura.

Në oborrin e OHIS-it Ka rreth 60,000 ton lindan kancerogjene të përzier me tokë në tre deponi të veçanta. Jashtë fabrikës ekziston një deponi tjetër e katërt e paligjshme e lindanit, afër lokalitetit Pelenicë, Draçevë. Megjithëse kontrata për pastrimin e deponisë së vogël të lindanit brenda OHIS-it, sipas ministrisë për mjedis jetësor, tashmë është nënshkruar, emri i ndërmarrjes është ende i panjohur për publikun.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close