fbpx

RMV, Kompanitë mund t’i paguajnë punëtorët, ndërsa të hollat t’i marrin pas miratimit të Ligjit në Kuvend, sqaroi DAP

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut sqaroi se pakoja e katërt ekonomike e miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, por në miratim e sipër në Kuvend, mund të shfrytëzohet nga kompanitë private edhe tani, transmeton Portalb.mk.

“Duke llogaritur se Ligji akoma nuk është miratuar, si kohën e shkurtër të parashtrimit të kërkesës për mbështetje financiare për rrogën e punëtorëve, punëdhënësit të cilët kanë mundësi për të paguar rrogat, mund që të njëjtën ta bëjnë menjëherë, ndërsa pas miratimit të ligjit do të kenë mundësi që ta parashtrojnë kërkesën dhe të bëjnë korrigjim të formularit për Përllogaritja mujore për pagesë të integruar (PMPI) për shfrytëzim të mbështetjes financiare së pagave”, theksojnë nga DAP.

Pakoja e katërt parasheh mbështetje financiare për punëdhënësit për sektorin privat për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor të këtij viti

DAP-I sqaroi se kërkesa për mbështetje financiare për rrogat e punëtorëve do të bëhet nga kompanitë përmes sistemit E-Tatime, ndërsa DAP premtoi se në afat prej 3 ditëve do të kompleton kërkesën.

“Qytetarët për të gjitha çështjet në lidhje me pakon e katërt, mund të drejtohen në e-mail finansiska.poddrska@ujp.gov.mk dhe te personat per kontakt në drejtoritë rajonale”, sqarojnë nga Drejtoria.

Kreshnik Bekteshi, ministri i Ekonomisë ka sqaruar se nga fillimi i javës tjetër kompanitë do të mund të aplikojnë për të gjitha masat nga Pakoja e katërt e masave miratuar nga Qeveria. Pas miratimit të rebalancit të buxhetit, pritet të kalojë edhe Ligji për mbështetjen financiare për pagesën e pagave dhe biznesmenët do të mund të aplikojnë për këtë masë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close