Holandë, treni i shpëtoi katastrofës pasi u pengua nga skulptura e bishtit të balenës (VIDEO)

Një tren metroje të hënën në Holandë i shpëtoi një përplasjeje fatale, pasi pas një pengese sigurie doli nga shinat, por u pengua të binte në ujë nga një skulpturë gjigante e bishtit të një balene. Ngjarja ndodhi në stacionin “De Akkers” të Roterdamit 30 minuta pas mesnate transmeton Portalb.mk.

“Për fatin tonë, operatori i metrosë doli nga automjeti i padëmtuar. Nuk kishte asnjë udhëtar të pranishëm,” tha kompania, njofton CNN.
Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, por një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa Kompania e transportit RET po diskuton se si të shpëtohet më mirë treni.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në Spijkenisse, afër qytetit port të Roterdamit, ku nga pamjet duket se pjesa e përparme e trentin mbeti varur 10 metra mbi ujë, e mbështetur vetëm nga skulptura gjigante me ngjyrë argjendi.

“Treni doli nga binarët dhe u ul në një monument të quajtur Saved by the Ëhale’s Tail. Kështu ndodhi fjalë për fjalë. Për shkak të bishtit të balenës, shoferi në të vërtetë u shpëtua, është e pabesueshme,”  ka thënë Carly Gorter nga autoriteti rajonal i sigurisë në Rijnmond.

Ajo përmban dy bishta të mëdha balene që dalin nga uji, njëra prej të cilave shpëtoi trenin.

Po të mos kishte qenë për statujën e balenës, krijuar nga arkitekti Maarten Strujis gati 20 vite më parë, treni do të kishte rënë nga një lartësi prej gati 10 metrash. I pyetur nga mediat vendase, ai tha se kishte menduar që bishti do të ishte dëmtuar në rast të një aksidenti të tillë, pasi ishte prej plastike, por fatmirësisht ia doli të shpëtojë edhe jetë njerëzish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button